LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 21 të vdekur nga një zjarr në një minierë në Kazakistan

Të paktën 21 të vdekur nga një zjarr në një minierë në Kazakistan

Të paktën 21 persona kanë vdekur nga zjarri në një minierë në Kazakistan, në pronësi të gjigantit të çelikut ArcelorMittal.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev urdhëroi ndalimin e investimeve në kompani pasi ai dëshiron që ajo të nacionalizohet.


Ndërkohë, përveç të vdekurve, 23 të tjerë nga 252 personat që punonin në minierën Kostenko janë ende të zhdukur, tha ArcelorMittal Termitau, njësia lokale e kompanisë.

Presidenti Tokayev, i cili shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ka bërë thirrje që “bashkëpunimi i investimeve” të ndërpritet dhe qeveria tha se po finalizonte një marrëveshje për të shtetëzuar kompaninë që drejton fabrikën më të madhe të çelikut në vend.

Ky është incidenti i dytë fatal në dy muajt e fundit në një kantier të operuar nga ArcelorMittal në Kazakistan.

Në gusht, katër minatorë u vranë pasi një zjarr shpërtheu në minierën e Karagandës.

Dhe në nëntor 2022, pesë persona vdiqën dhe katër të tjerë u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi metani në një minierë në të njëjtën zonë.

ArcelorMittal Temirtau zotëron 15 miniera qymyri dhe xehe në Kazakistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori