LAJMI I FUNDIT:

Të maskuar dhe me revole me shurdhues, ekzekutojnë në mes të ditës liderin e bandës së motoçiklistëve në Bronx

Të maskuar dhe me revole me shurdhues, ekzekutojnë në mes të ditës liderin e bandës së motoçiklistëve në Bronx

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy persona të maskuar dalin me shpejtësi nga vetura Jeep duke mbajtur në duar revole me “shurdhues”, me të cilat qëllojnë për vdekje liderin e një bande që po shëtitjes në ato momente nëpër rrugët e Bronxit dhe atë në mes të ditës.

Ekzekutimi ka ndodhur në Hollard Avenue në afërsi të rrugës Boston në Allerton, Bronx, gjatë të dielës rreth orës 3 të pasdites, transmeton Telegrafi.


Viktima është identifikuar nga një zyrtar policor si Francisco Rosado, 51-vjeç, lider i bandës së klubit të motoçiklistëve Pagan në Bronx.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq dy burra të veshur në të zeza dhe mme maska kirurgjike duke dalë nga vetura, e duke mbajtur në duar revolet me shurdhues me qëllim që gjatë të shtënave mos të krijohet zhurmë dhe të shkaktohet panik te qytetarët.

Në video nuk dëgjohet ndonjë zë e as momentin kur viktimave qëllohet. Sipas policisë, Rosado po bisedonte me dikë në parking kur u qëllua në kokë dhe gjoks. Ai është shpallur i vdekur në vend të ngjarjes.

Deri më tani nuk është arrestuar askush lidhur më këtë vrasje, ndërsa autorët shihet në video se si kthehen në veturë dhe largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori