LAJMI I FUNDIT:

“Do të ishte bukur”, Vedat Muriqi zbulon ëndrrën për ‘Gardën e Nderit’ nga Real Madridi

“Do të ishte bukur”, Vedat Muriqi zbulon ëndrrën për ‘Gardën e Nderit’ nga Real Madridi

Ylli i RCD Mallorca, Vedat Muriqi, ka treguar hapur të martën mbrëma ëndrrën e tij për t’i dhënë një “gardë nderi” njëra prej klubeve më të mëdha të futbollit spanjoll, Real Madridi.

Mallorca do të luajë ndaj Athletic Bilbaos në finalen e madhe të Copa del Rey e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas.


Një javë më vonë, Mallorca e pret në shtëpi liderin e La Ligës, Real Madridin, dhe shpresojnë ta presin si fitues të Kupës së Mbretit.

Historia e sulmuesit që i mbijetoi luftës në Kosovë: ESPN me një intervistë dhe shkrim fantastik për Vedat Muriqin
Lexo po ashtu Historia e sulmuesit që i mbijetoi luftës në Kosovë: ESPN me një intervistë dhe shkrim fantastik për Vedat Muriqin

Duke folur në një intervistë me mediumin Onda Cero të martën mbrëma, Muriqi shikoi përtej shfaqjes të së shtunës, në fundjavën që pason, kur skuadra e tij do të takohet me Real Madridin.

Për këtë çështje, Muriqi ka thënë se as nuk mund ta imagjinoj që Los Blancos t’ia bëjnë “Gardën e Nderit” në rast të fitimit të trofeut, por gjithsesi se mendon se do të ishte diçka e bukur.

Vedat Muriqi i gatshëm ta fitojë trofeun e parë me fanellën e Mallorcas
Lexo po ashtu Vedat Muriqi i gatshëm ta fitojë trofeun e parë me fanellën e Mallorcas

“A mund ta imagjinoni një ekip si Real Madridi që të na japë Gardën e Nderit për fitimin e Kupës?”, ka thënë fillimisht Muriqi në forme pyetje.

“T’i japin një Gardë Nderi Muriqit, i cili ishte vetëm një kamerier disa vite më parë? Do të ishte bukur sinqerisht”, përfundoi ylli prizrenas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori