eksperti-banner

Bebe Rexha ka mbajtur një komunikim me adhuruesit e saj në platformën InstaStory.

Bukuroshja shqiptare u shfaq tejet në disponim teksa po bisedonte me fansat e saj.


Ajo në veçanti përshëndeti shqiptarët, teksa këndoi edhe një pjesë të “BonBon”.

Mirëpo, ajo konfirmoi se të hënën publikohet edhe projekti i saj të ri, i cili natyrisht se pritet të bëhet hit.

Premiera e klipit do të jetë në MTV, dhe të gjithë ata që ishin “live” duke ndjekur video konferencën e Bebe Rexhës patën rastin një pjesë të saj ta dëgjojnë, shkruan Telegrafi.

Dhe Telegrafi ju sjellë të shkëputur një pjesë të kësaj kënde që këndoi Bebe “live” dhe e cila lansohet të hënën.

Bebe ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri, kurse shqiptarët vazhdon t’i bëj krenarë duke i përshëndetur dhe duke u ndjerë krenare me prejardhjen e saj sa herë ka rastin. /Telegrafi/