Vendi i katërt në kampionatin italian, Serie A, ka mbetur ende i pa definuar se cila skuadër do ta zë atë, ku në garë janë Lazio dhe Interi.  

Interi humbi në shtëpi ndaj Sassuolos me rezultat 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Serie A.


Kjo humbje minimizoi shanset për kualifikim në Ligën e Kampionëve, pasi mbeti mbrapa Lazios me dy pikë dhe një ndeshje më pak.

Por, sot (e diel) Lazio nuk arriti të shfrytëzojë gabimin e Nerazzurrëve dhe të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi barazoi 2-2 në udhëtim te Crotone.

Ky barazim i Lazios ka lënë të hapur garën për pozitën e katërt në Serie A, pasi kryeqytetasit janë vetëm tre pikë para Interit në renditjen tabelore.

GettyImages 942383990 Lazio ka treguar ndeshje të mira gjatë gjthë sezonit (Getty Images)

Vendi i katërt, i cili i dërgon skuadrat në Ligën e Kampionëve do të vendoset në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku Interi dhe Lazio do të ndeshen mes vete në Olimpico.

icardi 03 Inter e ka fatin në duar të tyre, me një fitore siguron kualifikimin (Getty Images)

Kështu, sipas rregullave të Serie A, të vendosura në sezonin 2005/06, Lazios i konvenon një fitore ose një barazim, ndërsa Interi me çfarëdo fitore, qoftë edhe minimale do të siguronte kualifikimin, pasi ndeshja e para ka përfunduar me barazim 0-0.

Rregullat e Serie A për skuadrat me pikë të barabarta: 1.Ndeshjet mes vete (rezultati dhe pikët)
2.Diferenca e golave ndeshjeve mes vete
3.Diferenca e golave në përgjithësi
4.Kush ka shënuar më shumë gola në kampionat
5.Me short
/Telegrafi/

interlazio e1526225754335

telegrafi sport app