LAJMI I FUNDIT:

Të fshehtat e bukurisë së Jennifer Lopez

Të fshehtat e bukurisë së Jennifer Lopez
Jennifer Lopez (Foto: Sergi Alexander/Getty Images/Guliver)

Shumë e kanë zili lëkurën rrezatuese të Jennifer Lopez, ndërsa ajo thotë se sekreti i lëkurës së saj është para së gjithash një gjumë i mirë dhe cilësor.

“Trupit së pari i duhet shumë gjumë. Është më mirë të flemë nëntë ose dhjetë orë, por unë bëj çmos që të arrij të paktën tetë orë gjumë”, ka thënë 50-vjeçarja.


Ushqime të freskëta

Si shumë të famshëm, aktorja dhe këngëtarja i atribuon lëkurës rrezatuese ushqimeve të freskëta, veçanërisht frutave dhe perimeve. Shumë ujë dhe ushqim i freskët janë sekreti i lëkurës së saj të bukur.

Jennifer Lopez (Foto: Jemal Countess/Getty Images for IFP/Guliver)

Shmang pirjen e duhanit dhe alkoolin

“Ajo i përmbahet një stili të shëndetshëm. Ajo nuk pi cigare, ha shëndetshëm dhe bën gjumë të mjaftueshëm”, ka treguar i fejuari i saj, Alex Rodriguez, transmeton KP.

Njëzet të famshmit që nuk njohin moshën, duken më të rinj se sa vitet që kanë
Lexo po ashtu Njëzet të famshmit që nuk njohin moshën, duken më të rinj se sa vitet që kanë

Beson se bukuria është gjendje shpirtërore

“Unë mendoj se bukuria vjen nga brenda dhe se gjëja më e rëndësishme është të harmonizoni trupin me shpirtin. Unë besoj në meditim dhe se kur jeni të lumtur dhe ndjeni gëzimin e rrezatimit të bukurisë”, thotë ajo.

MIJennifer Lopez (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Beson se gjenetika është gjithashtu e meritueshme

Nëse mendoni se J. Lo është lindur thjesht me lëkurë të bukur, nuk gaboheni. Ajo deklaroi se kishte gjenet e mira dhe se nëna dhe gjyshja e saj kishin lëkurë të bukur.

Ka disa hile

Jennifer ka ritualet e veta që në asnjë mënyrë nuk e kalon atë. Gjithmonë pastron fytyrën tërësisht pas ushtrimit për pore të pastra dhe shëndetin e lëkurës. Kurrë nuk shkon për të fjetur pa hequr më parë grimin. Thotë se gjithashtu përdor kremra të natës për ta mbajtur lëkurën e hidratuar mirë. Gjithmonë aplikon krem me një faktor mbrojtës në ditë. Sekreti është edhe në përdorimin e acidit glikolik për të arritur një shkëlqim të shëndetshëm dhe lëkurë të pastër. Përpiqet të vë sa më pak grim të jetë e mundur. Kur nuk funksionon, rrallëherë përdorë grimin.

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Kalo në kategori