LAJMI I FUNDIT:

Të famshmit shqiptarë që mbështetën protestën e sotme në Prishtinë

Të famshmit shqiptarë që mbështetën protestën e sotme në Prishtinë

Në Prishtinë sot (e enjte) një numër i madh qytetarësh protestuan para stacioni policor, në moton “Përdhunuesit në burg”.

Kjo protestë u organizua në sajë të rastit të paprecedentë të abuzimit seksual të një gjashtëmbëdhjetëvjeçareje nga Drenasi – rast ky i cili tronditi mbarë Kosovën.


Përveç pjesëtarëve të shumtë nga shoqëria civile dhe figurat nga politika, të pranishëm pati edhe këngëtarë të njohur nga estrada.

Pamje nga protesta e sotme në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Disa prej tyre u gjendën në mesin e turmës, ndërsa të tjerë bënë thirrje përmes rrjeteve sociale.

Protesta kundër abuzimeve seksuale, kërkohet dorëheqja e drejtorit të policisë Rashit Qalaj (Foto/Video)
Lexo po ashtu Protesta kundër abuzimeve seksuale, kërkohet dorëheqja e drejtorit të policisë Rashit Qalaj (Foto/Video)

Telegrafi ju sjell në vazhdim disa nga të famshmit e estradës që mbështetën protestën e sotme:

ELiza Hoxha

Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Këngëtarja Eliza Hoxha, është e njohur për kauzat e saj dhe mbështetjen që iu jep viktimave qoftë të dhunimit, apo edhe atyre të luftës. Ajo ishte prezente në protestë, teksa publikoi në Instagram disa imazhe nga turma me mbishkrimin “Përdhunuesit në burg kundër abuzimit të vajzave dhe grave në sferën publike e në shpi”.

Foto: SC/Eliza Hoxha/Post on Instagram

Ajo gjithashtu i shoqëroi postimet e saj në Instagram me disa fotografi nga protestat masive të organizuara nga vajzat dhe gratë për Drenicën, në vitin 1998.

Dafina Zeqiri

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, nuk mungoi në protestë! Ajo ishte prezente së bashku me një nga mikeshat e saj për të protestuar, teksa në duar mbante një banderolë me mbishkrimin: “Bac, edhe sa thirrje”.

Dafina Zeqiri ishte prezente sot (e enjte) në protestë (Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory)

Ajo publikoi një fotografi nga protesta në Instagram, në përshkrimin e së cilës shkruajti: “Kjo protetste eshte pak, krahas asaj cka duhet bere per t’u parandaluar dhe ndeshkuar dukurite e tilla ne vendin tone, ku vajzat, si ato te reja ne moshe, e poashtu edhe me te rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose te kerkojne ndihme. Edhe ndihma e kerkuar kthehet ne ankth. Eshte dashur te gjithe te marrin pjese ne kete proteste dhe jo te perfundoje me kaq! Duhet te gjithe ti bashkohen iniciatives se nisur, me shprese qe ndonje dite do te behet mire”.

Shpat Deda

Foto: Shpat Deda/Instagram

Artisti shumë i pëlqyer për muzikën e tij, Shpat Deda, ishte gjithashtu një nga të pranishmit në protestën e organizuar nga shoqëria civile. Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes një fotografie të hedhur në InstaStory.

Foto: Shpat Deda/InstaStory

Ai publikoi vetëm një emoji në përshkrimin e fotografisë, që simbolizonte grushtin e fortë, si tregues i forcës së luftës dhe bashkimit.

Nora Istrefi

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Ndonëse nuk u pa në protestë, këngëtarja Nora Istrefi doli hapur me një reagim të ashpër në InstaStory. Teksa po dëgjonte drejtpërsëdrejti protestën përmes radios në veturën e saj, Nora shkroi në mbishkrimin e fotografisë një reagim, duke u shprehur se i vjen keq se sa poshtë ka rënë vendi i saj.

Foto: Nora Istrefi/InstaStory

“Përpara serbët dhunonin femrat shqiptare. Ndërsa tash arsimtarët dhe policët tanë. Turp për Kosovën në çfarë niveli (gjendje) ka ardhur”, ka shkruar Istrefi në InstaStory.

Blerina Kllokoqi-Rugova

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram

Edhe stilistja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova mbështeti protestën para stacionit policor, madje ishte edhe vet prezente, shoqëruar nga mikesha dhe motra e saj.

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Kllokoqi-Rugova shkroi se edhe ato janë nëna të vajzave, ndaj si të tilla e kanë ndjerë me dhembshuri rastin e paprecedentë të abuzimit seksual të të miturës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori