LAJMI I FUNDIT:

Të dielën turneu ndërkombëtar i karatesë, Prishtina Open 2018

Të dielën turneu ndërkombëtar i karatesë, Prishtina Open 2018

Për herë të parë në vendin tonë organizohet turneu ndërkombëtar i karartesë, “Prishtina Open 2018”.

Turneu i cili mbahet Prishtinë për herë të parë, organizohet nga një prej klubeve më të vjetra në Kosovë, klubi i karatesë “Prishtina”.


Turneu mbahet nën patronatin e kuvendit komunal të Prishtinës dhe do të jetë pjesë e kalendarit zyrtar të garave të Federatës së Karatesë së Kosovës.

Turneu “Prishtina Open 2018” mbahet më 29 prill në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00.

Paraqitja e garuesve mund të bëhet deri të premtën më 27 prill në ora 22:00.

Për më shumë informacione klikoni KËTU në eventin zyrtar në Facebook të Prishtina Open 2018. /Telegrafi/