LAJMI I FUNDIT:

Të ARTAT e Kosovës u drejtohen qytetarëve: Medaljet janë për popullin

Të ARTAT e Kosovës u drejtohen qytetarëve: Medaljet janë për popullin

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u janë drejtuar qytetarëve të Kosovës, pas medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike të Tokios.

Gjakova ka thënë se këtë sukses ua dedikon gjithë popullit tonë dhe trajneri të saj që i ka ndihmuar për këtë të arritur.


“Dua të falënderoj trajnerin tim Driton Kuka që ka sakrifikuar për të arritur unë këtu, gjithashtu dua të falënderoj familjen tim që më kanë drejtuar të merrem me këtë sport”, ka thënë ajo.

"Golden Kosova" - Presidenti i KOK-ut tregon se si vendet e botës e kanë përshëndetur vendin tonë në Tokio
Lexo po ashtu "Golden Kosova" - Presidenti i KOK-ut tregon se si vendet e botës e kanë përshëndetur vendin tonë në Tokio

“Faleminderit edhe gjithë klubit “Ippon”, që kanë derdhur djersë për këto medalje”.

“Kjo medalje është për të gjithë popullin e Kosovës dhe dua t’u them se kishim përkrahje të madhe”, ka deklaruar më tej Nora.

Kryetari i Federatës së Xhudos i ngazëllyer me sukseset e arritura në Lojërat Olimpike "Tokio 2020"
Lexo po ashtu Kryetari i Federatës së Xhudos i ngazëllyer me sukseset e arritura në Lojërat Olimpike "Tokio 2020"

Edhe Distria Krasniqi suksesin e arritur ia kushtoi trajnerit Kuka, derisa tha se këto nuk do të jenë medaljet e vetme.

“Këto medalje dhe këtë sukses ia kushtoi Tonit (Dirton Kukës) dhe të gjithë atyre që na kanë përkrahur”, ka thënë ajo.

“Do të luftojmë edhe për lojërat në Paris dhe këto medalje nuk do të jenë të fundit, pasi do të luftojmë edhe për shumë të tjera”, ka shtuar më tej Distria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori