LAJMI I FUNDIT:

Tchouameni objektiv i madh i Real Madridit, por Monaco kërkon shumë

Tchouameni objektiv i madh i Real Madridit, por Monaco kërkon shumë

Reprezentuesi francez, Aurelien Tchouameni ka tërhequr shumë interes nga e gjithë Evropa, por Real Madridi mbetet klubi më i interesuar, edhe pse Monaco thuhet se do të kërkojë 60 milionë euro për të.

Los Blancos i kanë sytë tek 21-vjeçari me synimin për të forcuar mesfushën e tyre verën e ardhshme pasi ka një konsensus në rritje se është një zonë e cila ka nevojë të freskohet.


Tchouameni ka shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit të Francës, pasi kishte bërë debutimin e tij në shtator, dhe është identifikuar nga Real Madridi se i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për të qenë një mesfushor mbrojtës dhe një zëvendësues i mundshëm i Casemiros.

Me praninë e tij dhe pikat e forta mbrojtëse, ai do t’i ofronte Mbretërve diçka që u mungon në mesfushë dhe kjo e bën atë një perspektivë ndryshe nga Eduardo Camavinga apo edhe Paul Pogba, i cili mbetet një opsion tjetër.

Pogba është një lojtar ndryshe, por Real Madridi gjithsesi e mban nën kontroll atë dhe mundësia për të sjellë një lojtar të kalibrit të tij falas është një gjë që është shumë tërheqëse.

Megjithatë, shenjat e fundit duket se tregojnë se ish-lojtari i Juventusit mund të anojë drejt qëndrimit në Manchester Unitedit.

Juventusi, Interi e Milani futen në garë për Tchouamenin
Lexo po ashtu Juventusi, Interi e Milani futen në garë për Tchouamenin

Ndërkohë, blerja e Tchouamenit me siguri do të kërkonte një tarifë të lartë, veçanërisht pasi disa klube angleze, përfshirë Liverpoolin, Chelsean dhe Manchester Cityt, kanë ndjekur zhvillimin e tij.

Pasi arriti në Bordeoux, Monaco nënshkroi me të për 18 milionë euro në janar të 2020, kështu që ata do të kërkojnë të kenë një fitim të konsiderueshëm kur të vijë koha e shitjes së tij. /Telegrafi/