Tayna vjen me një ‘freestyle’ të shkurtër, përfshin tri gjuhë në të


Rep-artistja e njohur, Tayna, për tre vite me radhë ka rezultuar të jetë mjaft e suksesshme.
Pothuajse secila këngë e saj bëhet virale në rrjet, duke marrë kështu miliona klikime në platforma digjitale.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale Instagram e TikTok, ajo ka vendosur që të befasojë fansat me një ‘freestyle’.

Të njëjtin ajo e ka publikuar edhe në Tik Tok, derisa bënte të ditur se ka përfshirë tre gjuhë në tekst.
“Tre gjuhë në një ‘freestyle’ kur jam e lodhur”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
@doruntina Visit TikTok to discover videos!
Ndërkohë gjatë ditës (e martë) është bërë e ditur se artistja do të sjellë së shpejti duet me reperin Azet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/05/2021














































