Tayna është një prej artisteve shqiptare më të suksesshme dhe më të njohura aktualisht.

Reperja e njohur edhe gjatë kësaj kohe mbetet e angazhuar me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore, kryesisht në diasporë.


Edhe se fundmi, Tayna ka dhuruar një performancë për bashkatdhetarët në Zvicër, nga ku edhe solli imazhe në llogarinë e saj në Instagram.

tayna 274947312 476230077343247 8637559282825191033 n Foto: Tayna/Instagram

E veshur me një palë pantallona lëkure me ngjyrë të zezë, kombinuar me një bluzë të shkurtë nga i njëjti material, syze të zeza dhe aksesorë, reperja dukej mjaft atraktive, teksa vuri në pah linjat e saj trupore.

tayna 274969490 449546700188847 7461463849230836658 n Foto: Tayna/Instagram

“Më tha mos prit askënd, shko merre tëndin, kështu që jam vetë, unë dhe mikrofoni im”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e fotove.

tayna 274755153 366159055516560 6142824987851966439 n Foto: Tayna/Instagram

Ndërkohë, Doruntina Shala (emri i plotë) më pas ka ripostuar një foto nga një faqe e fansave, ku shihet kombinimi i një foto kur ajo ishte pesëvjeçare dhe një aktualisht, në të dyja reperja shihet duke performuar me mikrofon në dorë.

fsdfhjj Foto: Tayna/Instagram

“E dija se isha i mrekullueshëm përpara se dikush tjetër ta vinte re, kështu që askush nuk mund të më thotë asgjë”, shkroi reperja sipër fotove.

Ndërkohë, kujtojmë që Tayna aktualisht po shijon suksesin e këngës “Pijetore” që e solli në bashkëpunim me Cricket. /Telegrafi/