Reperja e njohur, Tayna është një prej femrave më të përfolura në estradë.

Doruntina Shala (emri i plotë) edhe gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktive me koncerte dhe mbrëmje muzikore, kryesisht në diasporë.


Por, përveç angazhimeve profesionale, Tayna kohë e lirë e ka shfrytëzuar edhe për të shijuar disa nga vendet më të bukura atje, dhe këtë herë reperja ka udhëtuar drejt qytetit Venecia në Itali.

tayna 275714342 314608803986474 3084272485522082031 n Foto: Tayna/Instagram

Përmes disa imazheve në llogarinë e saj të Instagramit, Tayna erdhi joshëse dhe e veshur me shumë stil.

25-vjeçarja shihet e veshur e tëra me ngjyrë blu, bluzë të shkurtër, xhinse dhe kapele, ndërsa theksoi format e tonifikuara të trupit.

tayna 275723169 503643431336893 8262424453260447278 n Foto: Tayna/Instagram

Reperja nga Prizreni mori mijëra pëlqime dhe komente të shumta nga ana e ndjekësve të saj, që ishin kryesisht pozitive.

Ndërkohë, kujtojmë që Tayna është përgatitje të albumit të ri muzikor, puna për të cilin ka nisur prej kohësh.

tayna 275676044 439621641297759 7019785977445069015 n Foto: Tayna/Instagram

Ndërsa, kënga e saj e fundit është “Pijetore” që e lansoi në dhjetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me Cricket. /Telegrafi/