Tayna merr vëmendje me ‘freestyle’ e ri


Ka vetëm dy vite prej se është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare, por lirshëm mund të thuhet se është njëra nga reperet që ka bërë bujë të madhe.
Bëhet fjalë për Taynën, e cila përgjatë kësaj kohe ka sjell një sërë hitesh e bashkëpunimesh të suksesshme.
Ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive me prurje muzikore, ndërsa së fundmi mori vëmendje me një ‘freestyle’ të ri.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka qenë e ftuar në sezonin e ri të emisionit “Gjoni Black”, teksa ka realizuar një ‘freestyle’, në të cilën nuk munguan disa ‘thumbime’ për kolegët e saj.
Ky është 'freestyle' i plotë i artistes nga Prizreni:
"E kom t'thyme une zemren Veq qe t'thyme e kom n'rrojt Lot e qirit jo po t'parev Prej gzimit t'u kajt Shrooms-at n'cant delle Kur en Zvicerr m'zunen dajt I thojsha un "Onkel, nein. Malli nAmsterdam u bajt Bitte bitte lem me Majt Mos em shtin un shqip me t'shajt Bitte bitte ich muss weit weg fahren, kerri white Check marr une Albanian lek marr une N'Lazarat hajde ta then Edhe krejt harron". Ta luj qoken si figure gjeometrike Fjali urdhnore krejt ca thom cudia me pike E tani osht e shqume qe jom goxha nifar cike Prej qe kom dal jom bo shkas I/e nje frike Du me rrok tripin n'tamin si Dimetiltriptamin n'matrix mo sun hin Fhungi qe nhaluca t'shtin Full jom me etanolin Nese ma bon ti testin Hin direkt en insulin Nese ni her me mu rrin T'qoj n'rrot t'somes edhe t'zgjedhoj n'kohen e kryer E qe provon m'u kthy folje mese e kryer Joveprore, lande zgjedhore, mbiemer "e fyer" E tani ta lakoj emrin t'i msheli un krejt k'to dyer Nese ke pshtu o' per hater Se s'kishe pas ven as n'vater fresh si ventilator Fjala jem o' legjislator Per ket rap shit inovator S't'boj hesap as kalkulator E qe ki naj problem Ti e din ku jom me cader +383 , n04 , bitch".
Ndonëse akoma po shijon suksesin e "Qe qe", Tayna ka paralajmëruar këngën e re dhe pritet ta publikoj së shpejti. /Telegrafi/














































