LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift publikon albumin e ri “Midnights”

Taylor Swift publikon albumin e ri “Midnights”

Albumi i 10-të “Midnights”, i Taylor Swift u publikua në mesnatën e së premtes (21 tetor), kapitulli i fundit në atë që ka qenë dy vite jashtëzakonisht produktive për artisten e cila në moshën 32-vjeçare mbetet një nga forcat krijuese më të fuqishme në muzikë.

Ajo shpalli publikim e tij dy muaj më parë, duke e quajtur atë “historinë e 13 netëve pa gjumë të shpërndara gjatë gjithë jetës sime” dhe “një koleksion muzikor të shkruar në mes të natës, një udhëtim nëpër tmerre dhe ëndrra të ëmbla”.


Ky është albumi i pestë i Swiftit në pak më shumë se dy vjet, pas epokës së saj të karantinës, “Folklore” dhe “Evermore” dhe më pas “Fearless (Versioni Taylor)” dhe “Red (Versioni Taylor).

“Midnights” përmban gjithsej 13 këngë të reja, bashkë me albumin, Swift ka publikuar edhe videoklipin për këngën “Anti-Hero”.

Në klip shfaqen emra të njohur që përfshijnë aktoren Laura Dern, anëtaren e grupit Haim, Alana, Danielle dhe Este Haim, modelja Laith Ashley, producenti muzikor Jack Antonoff, komediani Mike Birbiglia dhe John Early, aktorja Mary Elizabeth Ellis dhe Dita Von Teese.

Në album janë përshirë edhe disa dedikimi për partneri aktual të Taylor, Joe Alwyn i cili edhe ka bashkë-shkruar këngën “Sweet Nothing”.

Përveç listës me 13 këngë të reja, albumi përfshin edhe katër të tjera bonus të publikuara në platforma të ndryshme. /Telegrafi/