LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift deklaron mbështetjen e saj për Joe Biden, ndërsa u shfaq në “V Magazine” dhe inkurajoi fansat të votojnë për ndryshim

Taylor Swift deklaron mbështetjen e saj për Joe Biden, ndërsa u shfaq në “V Magazine” dhe inkurajoi fansat të votojnë për ndryshim

Taylor Swift inkurajoi fansat për të votuar ndërsa u shfaq në kopertinën e numrit të ri të “V Magazine”.

Superylli i muzikës pop, 30 vjeçare, u dërgoi një mesazh të fuqishëm atyre që kërkojnë ndryshim, duke i treguar V-së për vizionin e saj për një të ardhme me një president që beson në progres dhe barazi.


Më vonë gjatë ditës ajo deklaroi zyrtarisht mbështetjen e saj për kandidatin Joe Biden në Instagram, duke postuar një foto ku mban një tabaka me ëmbëlsira të Biden/Harris.

Taylor Swift (Foto: Instagram)

“Ndryshimi për të cilin kemi më shumë nevojë është të zgjedhim një president që pranon se njerëzit me ngjyrë meritojnë të ndihen të sigurt dhe të përfaqësuar”, tha këngëtarja.

Ajo vazhdoi: “Gratë meritojnë të drejtën të zgjedhin atë që do t’u ndodhë trupave të tyre dhe se komuniteti LGBTQIA + meriton të pranohet dhe përfshihet”.

Taylor theksoi gjithashtu rëndësinë e luftimit të COVID-19, duke u thënë lexuesve: “Çdokush meriton një qeveri që merr seriozisht rreziqet shëndetësore globale dhe vendos jetën e njerëzve në radhë të parë”.

Taylor Swift (Foto: V Magazine)

Nëse ajo nuk e sqaroi mjaft qartë pikëpamjen e saj, këngëtarja e “Cardigan” dha një mbështetje të plotë për Biden/Harris në Instagramin e saj, duke treguar disa gatime të fushatës për debatin midis Kamala Harris dhe Mike Pence.

“Unë fola me V Magaine se pse do të votoj për Joe Biden për president. Do të shikojë dhe mbështesë po ashtu Kamala Harris duke bërtitur në televizion. Dhe gjithashtu kam bërë gatime të personalizuara”, shkroi ajo.

Mariah Carey (Foto: V Magazine)

Swift nuk ishte e vetmja që pozoi për kopertinën e revistës V.

Bella Hadid, Chris Evans, Halsey, Jaden Smith, Janaya Future Khan, Janelle Monáe, Jennifer Laërence, Julianne Moore, Mariah Carey, Megan Rapinoe dhe Paperboy Prince gjithashtu u shfaqën në kopertinë lidhur me çështjen. /Telegrafi/

Bella Hadid (Foto: V Magazine)

Në trend Magazina

Më shumë
Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë

Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Lavdije Rexhepi
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Fotografitë ajrore tregojnë pallatin luksoz prej 14 milionë eurosh që Kylie Jenner është duke ndërtuar në Los Angeles

Fotografitë ajrore tregojnë pallatin luksoz prej 14 milionë eurosh që Kylie Jenner është duke ndërtuar në Los Angeles

Magazina
Rita Ora, një zonjë e vërtetë në episodin e fundit të

Rita Ora, një zonjë e vërtetë në episodin e fundit të "The Masked Singer" ndërsa shkëlqen në të bardha

Magazina
Kalo në kategori