LAJMI I FUNDIT:

Tata Martino konfirmon rolin e ri të Messit në Inter Miami

Tata Martino konfirmon rolin e ri të Messit në Inter Miami

Lionel Messi arriti me shumë stil te Inter Miami. Yllit argjentinas iu nevojit pak më shumë se gjysmë ore në fushë për të filluar të bënte diferencën për skuadrën aermaike, pasi goditja e tij e lirë i dha atyre një fitore në minutat e fundit ndaj Cruz Azul në ndeshjen hapëse së Kupës së Ligës.

Në atë ndeshje, 36-vjeçari luajti vetëm 36 minuta, por trajneri Tata Martino tashmë ka konfirmuar se roli i tij së shpejti do të rritet. Argjentinasi konfirmoi se Messi dhe Sergio Busquets do të luajnë më shumë në ndeshjen e ardhshme.


“Ka shumë gjasa që Leo dhe Busi të luajnë më shumë minuta, qoftë edhe nga fillimi”, deklaroi Martino. “Ne të gjithë e dimë se kur Leo fillon, ai gjithmonë luan 90 minutat e plota, kështu që gjithçka varet nga mënyra se si ndihet”.

Adidas po përballet me një situatë 'të paprecedentë' për shkak të transferimit të Messit në Inter Miami
Lexo po ashtu Adidas po përballet me një situatë 'të paprecedentë' për shkak të transferimit të Messit në Inter Miami

Ndikimi i Messit, sipas fjalëve të Martinos, nuk ka vonuar të reflektohet në dhomat e zhveshjes.

“Në minutat e para ne dukeshim si një skuadër fillestare, por pasi Leo dhe Busi hynë në fushë, lojtarët menduan se ata që erdhën do t’i mbronin dhe kjo është mirë sepse ata po rriten përkrah tij dhe ndjejnë një mbështetje shumë të rëndësishme”, theksoi ai, përpara se të sugjeronte se Messi “do të jetë kapiteni i ekipit”.

Pavarësisht euforisë pas fitores së fundit, Martino paralajmëroi për rreziqet e kundërshtarëve të tyre të ardhshëm, Atlanta United, të cilët kanë në radhët e tyre fituesin e Kupës së Botës, Thiago Almada.

“Atlanta është e trajnuar shumë mirë”, shtoi ai. “Koha e Gonzalos në krye është e rëndësishme dhe ata kanë një lojtar të jashtëzakonshëm si Thiago për të parë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori