Duket se Giacomo Vrioni tashmë ka bërë emër në futbollin evropian.

Juventusi tashmë ka katër oferta zyrtare për talentin shqiptar, i cili duket se do të ketë një ta ardhme të ndritur.

Sipas TuttoMercatoWeb, për lojtarin kanë shfaqur interesim klube nga Holanda dhe Franca, por qe emrat ende nuk janë zbuluar.

Agjenti i lojtarit të huazuar së fundmi te ekipi austriak, WSG Swarovski Tirol, do të takohet me Zonjën e Vjetër për të vendosur të ardhmen e klientit.

23-vjeçari tashmë ka bërë katër paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë. /Telegrafi/