Ndeshja kualifikuese për Ligën e Evropës mes Lincoln Red Imps dhe Prishtinës është pezulluar.

Vendimi është marrë nga autoritetet e atjeshme dhe kësisoj, rasti kalon në duart e Komitetit Disiplinor të institucionit drejtues të futbollit evropian, UEFA.


Prishtinës para ndeshjes i dolën tetë futbollistë pozitivë.

Tani futbollistët e Prishtinës janë lënë jashtë hotelit ku ishin vendosur dhe po presin për t’u nisur drejt aeroportit të Gjibraltarit.

prishtina 2  1

Zyrtari i FC Prishtinës, Kushtrim Sopa, ka konfirmuar që skuadra do të kthehet në shtëpi.

“Shteti i Gjibraltarit nuk e ka lejuar zhvillimin e ndeshjes, ani pse ne i patëm të gatshëm lojtarët për të nisur takimin”, deklaroi Sopa për “RTK”.

cats 20  1

“Skuadra tani do të marrë rrugën për t’u kthyer drejt Kosovës”, shtoi ai.

Prishtina mbetet në pritje të vendimit final të UEFA-s për fatin e takimit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app