LAJMI I FUNDIT:

“Tash a duhet të të quaj trajner” – 13 futbollistët që drejtuan ish-bashkëlojtarët e tyre

Andrea Pirlo dhe Gianluigi Buffon (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Angazhimi i Andrea Pirlos si trajner i Juventusit ishte një befasi e madhe në botën e sportit. Ish-mesfushori italian sapo ishte caktuar si trajner i ekipi U-23.

madje nuk i kishte përfunduar në tërësi përgatitjet për trajner e as që e kishte zhvilluar një seancë stërvitore në rolin e trajnerit, por atij i është besuar drejtim i klubit më të madh në Itali.


“Tash e tutje, a duhet të të thërras trajner?”, kishte bërë shaka ish-bashkëlojtari i tij, Gianluigi Buffon, i cili është pjesë e skuadrës së Juventusit.

Andrea Pirlo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, Pirlo nuk është i vetmi që do të jetë trajner i ish-bashkëlojtarëve të tij. Marca ka bërë një përmbledhje të disa futbollistëve që u bënë trajnerë për ekipet ku kishin luajtur.

Kjo është bukuria e futbollit: Buffoni i reagoi Pirlos kur e kuptoi se po bëhet trajner i Juventusit
Lexo po ashtu Kjo është bukuria e futbollit: Buffoni i reagoi Pirlos kur e kuptoi se po bëhet trajner i Juventusit

Luis Aragones

(Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Në nëntor të vitit 1974, një telefonatë e ndryshoi jetën e Luis Aragonesit, pasi mesfushorit të atëhershëm iu kërkua që të bëhej trajner i Atletico Madridit, pas shkarkimit të Juan Carlos Lorenzos.

Brenda një ore, nga lojtar i ekipit, ai u bë trajneri i skuadrës në moshën 36 vjeçare

“Luajta me ta të dielën, ndërsa një ditë më pas ishte duke i drejtuar, ishte diçka e vështirë për t’u përbirë”, kishte deklaruar Aragones.

Johan Cruyff

(Foto: Gary M Prior/Allsport/Getty Images/Guliver)

Ikona e Barcelonës është një tjetër emër që e ndoqi atë rrugë. Ai ishte larguar nga Ajaxi në fund të sezonit 1982/1983 si lojtar, ndërsa u kthye në edicionin 1985/1986 për t’u bërë trajner.

Pasi kishte luajtur me Frank Rijkaard e Marco van Basten, u bë trajner i tyre.

Pep Guardiola

(Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Guardiola i largua nga Camp Nou në sezonin 2000/2001 si lojtar, ndërsa kishte luajtur me emra, si Victor Valdes, Carles Puyol e Xavi Hernandez.

Kur u kthye në vitin 2008 në postin e trajnerit, ai i drejtoi ish-bashkëlojtarët e tij drejt sukseseve të mëdha në Spanjë dhe në Evropë.

Diego Simeone

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në shkurt të vitit 2006, Simeone e mbylli karrierën si lojtar në Racing Club dhe klubi i ofroi një rrugëtim drejt bankës. Cholo luajti edhe tri herë dhe pastaj mori drejtimin e skuadrës.

Ndërkaq, edhe gjatë qëndrimit te Atletico Madridi kishte luajtur me Gabin dhe Fernando Torresin, të cilët më vonë i kishte drejtuar te Los Rojiblancos.

Jorge Valdano

(Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Ai u transferua te Real Madridi në vitin 1984 si lojtar, para se të largohej në vitin 1987. Valdano e nisi punën si trajner në vitin 1992 dhe dy vite më vonë u angazhua si trajner i Los Blancos, ku i drejtoi disa ish-bashkëlojtarë.

Mario Zagallo

(Foto: Jamie Squire/Getty Images)

Zagallo u shpall kampion i botës në vitin 1958 dhe 1962 me Brazilin. Në vitin 1969, ai u angazhua si trajner i Selecaos për ta drejtuar në Kampionatin Botëror të vitit 1970, duke u bërë kështu nga ish-bashkëlojtar në trajner i Peles.

Luis Enrique

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Karriera e Luis Enriques si trajner përfundoi në sezonin 2003/2004 me Victor Valdes, Puyol, Rafa Marquez, Ronaldinho, Xavi e Andres Iniesta si bashkëlojtarë. Ai u kthye si trajner i disa prej këtyre futbollistëve te Barcelona.

Mauricio Pochettino

(Foto: Matthew Lewis/Getty Images/GUuliver)

Pas kthimit te Espanyoli në vitin 2004, karriera e Pochettinos si lojtar përfundoi në vitin 2006. Ai nuk priti shumë për t’u angazhuar si trajner, pasi klubi i bëri ofertë tre vite më vonë.

Mikel Arteta

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Spanjolli u pensionua nga futbolli aktiv te Arsenali në sezonin 2015/2016 dhe iu bashkua stafit të Pep Guardiolas te Manchester City.

Më pas u kthye në Londër në postin e trajnerit të Topçinjve për t’i drejtuar disa lojtarë me të cilët kishte luajtur, si Hector Bellerin e Mesut Ozil.

Didier Deschamps

(Foto: New Press/Getty Images/Guliver)

Fituesi i Kupës së Botës ka qenë lojtar i Juventusit gjatë viteve 1994-1999, ndërsa u bë trajner i skuadrës në sezonin 2006/2007 për ta kthyer nga Serie B në Serie A. Asokohe u bë trajner i legjendës Alessandro Del Piero, me të cilin kishte luajtur.

Kenny Dalglish

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Kenny Dalglish ka qëndruar më shumë se një herë si trajner i Liverpoolit. Por, momenti interesant ishte në vitin 1985 kur u bë lojtar-trajner pas dorëheqjes së Joe Fagan. Në vazhdim, ai e fitoi tri herë radhëzi titullin e kampionit të Anglisë, dy Kupa FA dhe dy FA Charity Shields, para se të largohej në vitin 1991.

Gianluca Vialli

(Foto: Clive Mason/Allsport/Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi italian u bë lojtar trajner i Chelseat në fund të sezonit 1997/1998, pas shkarkimit të Ruud Gullitit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori