LAJMI I FUNDIT:

Tartë me krem dhe fruta

Tartë me krem dhe fruta

Përbërësit:

▪ 200 gr miell
▪ 100 gr gjalpë
▪ 100 gr sheqer
▪ 2 vezë
▪ 1/2 lugë gjelle pluhur pjekës
▪ 2 lugë gjelle qumësht


Për kremin:

▪ 300 ml qumësht
▪ 2 të verdha vezësh
▪ 30 gr miell
▪ 100 gr sheqer
▪ lëkura e 1/2 limoni
▪ fruta sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tas, rrahim vezët me sheqerin, derisa veza të fillojë të zbardhet. Më pas, shtojmë 2 lugë gjellë qumësht, një majë luge krip, lëkurën e grirë të një limoni dhe gjalpin e shkrirë dhe të ftohtë.

I përziejmë përbërësit, duke i shtuar ngadalë miellin trazuar me pluhurin pjekës. I miksojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të formojmë një masë homogjene disi të trashë.

E shtrojmë në një tepsi ku do të përgatisim tartën, e shpojmë brumin me pirun dhe e vendosim të piqet në temperaturë 170 gradë për rreth 20 minuta.

E heqim nga furra dhe e lëmë që të ftohet plotësisht. Ndërkohë, përgatisim kremin që do të mbushim tartën.

Vendosim në zjarr qumështin duke lënë pak në një filxhan. Brenda në qumësht shtojmë sheqerin dhe lëkurat e limonit i lëmë të nxehen pa kaluar.

Në një tas rrahim vezët me pak qumësht dhe me pak miell. I trazojmë me pas me telin e vezëve dhe kur qumështi të jetë i ngrohtë e kullojmë mbi tasin me vezë, me qëllim që të largojmë lëkurat e limonit. Trazojmë lehtë duke formuar një masë kremoze dhe homogjene.

E vendosim përsëri në zjarr sa të marrë një valë të lehtë dhe e largojmë. E lëmë të ftohet duke e rrahur përsëri me telin e vezëve. Kur masa të jetë ftohur, e shtojmë mbi tartë. Mund të shtojmë mbi krem prevede frutash te ndryshme.

E dekorojmë tartën me fruta sipas dëshirës. Nëse do të përdorim fruta me tul të bardhë i vendosim fetat e tyre në një enë me lëng limoni.

Para se ta servirim, e vendosim në frigorifer për rreth 2 orë.