LAJMI I FUNDIT:

Tare i gatshëm ta ofrojë te Lazio mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës

Tare i gatshëm ta ofrojë te Lazio mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare, ka filluar të mendojë për afatin kalimtar veror.

Në orbitën e tij është mesfushori i Luzernit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, bëjnë me dije mediat italiane.


Lojtari ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2018, ndërsa nuk mendon që ta vazhdojë.

Kryeziu gjatë ndeshjes me Kroaci

Kryeziu që është kthyer në lider te Luzern, po ashtu ka shtuar kureshtjen edhe të dy klubeve të njohura Monaco dhe Feyenoord, por Lazio mbetet më e interesuara.

Në ditët në vijim mund të këtë me shumë zhvillime me agjentin e lojtarit,që tashmë gjendet në Itali.

Në një ndeshje ai mbajti edhe shiritin e kapitenit

Lojtari edhe gjatë dimrit kishte marrë gjashtë oferta, tri nga Turqia dhe tri nga Rusi, por klubi hezitoi ta shiste.

Kryeziu karrierën e ka bërë të skuadra e Lurzern, ndërsa për një vit ishte i huazuar edhe te Vaduzi.

Ai është pjesë e formacionit kryesor te Kosova. /Telegrafi/