LAJMI I FUNDIT:

Taravari prezanton platformën për garën presidenciale

Taravari prezanton platformën për garën presidenciale

Në konferencën për shtyp, Arben Taravari ka bërë të ditur qëllimet e tij dhe të partnerëve të tij politikë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, duke synuar të sjellë ndryshime të rëndësishme në sistemin politik dhe kushtetues të vendit, përcjell Telegrafi.

Taravari theksoi se platforma e tij presidenciale është e motivuar nga dy qëllime kryesore: së pari, të dërgojë për herë të parë një kandidat shqiptar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe, së dyti, të hapë debatin për rëndësinë dhe rolin e postit të presidentit në sistemin politik të Maqedonisë së Veriut.


“Ne jemi të vendosur të fuqizojmë demokracinë konsensuale në vend, duke u ndjekur linjat e mendimit të Arbën Xhaferit,” tha Taravari.

Ai shtoi se platforma e tij synon të përfshijë tre ndryshime të mëdha kushtetuese: futjen e bullgarëve dhe pakicave të tjera në Kushtetutë, heqjen e kriterit prej 20% për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe zgjedhjen e presidentit nëpërmjet Kuvendit, jo me zgjedhje direkte.

Taravari bëri thirrje për mbështetje të gjerë nga komuniteti shqiptar dhe BDI-në, e cila ka një histori të mbështetjes së kandidatëve maqedonas me qëllim të promovimit të konsensualizmit.

“Tani kemi mundësinë të sigurojmë që njëri nga tre postet kryesore shtetërore të takojë automatikisht shqiptarëve, si kombi i dytë më i madh në Maqedoni,” tha ai.

Ju rikujtojmë se së fundmi është bërë e ditur se Taravari është paraqitur si kandidat për president nga opozita shqiptare. /Telegrafi/

Taravari shpalli kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Taravari shpalli kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori