LAJMI I FUNDIT:

Talenti i Arsenalit: Po mësoj nga më të mirët, Mustafi dhe Koscielny

Talenti i Arsenalit: Po mësoj nga më të mirët, Mustafi dhe Koscielny

Shkodran Mustafi dhe Laurent Koscielny po marrin lëvdata të vazhdueshme për shkak të formës së mirë që po e kanë në vazhdimësi.  

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare ka fituar autoritet të madh që nga transferimi i tij në verë te Arsenalit, pasi po shihet si pjesë kyçe e skuadrës, së bashku me partnerin e tij francez, duke marrë lëvdata të vazhdueshme.


Tre futbollistët me më shumë ndërprerje të aksioneve në ‘Top 5’ ligat evropiane, aty edhe një shqiptar (Foto)
Lexo po ashtu Tre futbollistët me më shumë ndërprerje të aksioneve në ‘Top 5’ ligat evropiane, aty edhe një shqiptar (Foto)

I fundit që ka folur fjalë të mëdha për dyshen e mbrojtjes së ‘Gunners’ është vet talenti i skuadrës, 18-vjeçari polak, Krystian Bielik, i cili ndihet i ndihet i lumtur nga seancat stërvitore të ekipit të parë, ku po mëson shumë nga Mustafi dhe Koscielny, të cilit i quan më të mirët, shkruan Telegrafi.

mustafi-kosicielny
Mustafi dhe Koscielny janë ‘mësuesit’ më të mirë sipas Bielikit!

“Është mirë që unë kam mundur të trajnohem me ekipin e parë, sepse kam mësuar nga më të mirët si Laurent Koscielny dhe Shkodran Mustafi”, ka thënë talenti i Arsenalit për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

bielik2
Talenti polak si kapiten i moshave të Arsenalit

Ndryshe, Bielik është transferuar në vitin 2015 nga Legia Warsawa për 2.7 milionë funte dhe luan rregullisht me U21 dhe U19 të Arsenalit, ku është edhe kapiten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori