LAJMI I FUNDIT:

“I takon atij të vendos për të ardhmen dhe jo klubit” – Pochettino tregon nëse ylli i Chelseat do të largohet në janar

“I takon atij të vendos për të ardhmen dhe jo klubit” – Pochettino tregon nëse ylli i Chelseat do të largohet në janar

E ardhmja e Conor Gallagher vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori anglez është në listën e dëshirave të Tottenham Hotspur, derisa te Chelsea ende nuk kanë vendosur nëse do ta mbajnë atë apo do ta largojnë.

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka folur për të ardhmen e anglezit, duke thënë se i takon vet Gallagherit të vendos nëse do të qëndrojë te Chelsea apo do të largohet.


Chelsea mendon shkëmbimin e mesfushorëve me Tottenhamin
Lexo po ashtu Chelsea mendon shkëmbimin e mesfushorëve me Tottenhamin

“Shiko, nuk mund të garantoj se do të jem këtu pas nesër. Në futboll, gjërat mund të ndodhin dhe është mes klubit dhe lojtarit. Vetëm lojtari mund të garantojë ose klubi”.

“I takon Gallagherit më shumë se klubit sepse ai ka ende një vit e gjysmë të mbetur në kontratën e tij. Ai mund të qëndrojë. Ai mund të thotë ‘po unë do të jem këtu sepse kontrata ime më lejon të jem këtu’, dhe pastaj klubi duhet të marrë një vendim, apo jo? Bëhet fjalë për marrjen e vendimit më të mirë për klubin dhe lojtarit”.

“Sigurisht, si të gjithë lojtarët në klube të ndryshme, kur arrini në këtë pikë është gjithmonë koha për të folur dhe për të marrë një vendim për të ardhmen. Kjo do të jetë mes klubit dhe lojtarit”.

Ka një çështje te Chelsea, lojtarët dalin kundër trajnerit Pochettino për shkak të Thiago Silvas
Lexo po ashtu Ka një çështje te Chelsea, lojtarët dalin kundër trajnerit Pochettino për shkak të Thiago Silvas

“Por në këtë moment nuk ka asgjë për të zyrtarizuar, asgjë për të thënë. Klubi është i lumtur me të, ai është i lumtur këtu”, deklaroi Pochettino.

Kontrata aktuale e Gallagher me Chelseat skadon në verën e vitit 2025, derisa lajmet e fundit në Ishull thonë se Chelsea do ta nxjerr në shitje atë.

23-vjeçari këtë edicion ka qenë një nga më të mirët te Chelsea, ku ka zhvilluar 23 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës dhe ka bërë katër asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori