LAJMI I FUNDIT:

Tabela e të gjitha kohërave në Ligën Premier bazuar në mesataren e pikëve të fituara për ndeshje

Tabela e të gjitha kohërave në Ligën Premier bazuar në mesataren e pikëve të fituara për ndeshje

Manchester Unitedi kryeson tabelën gjithëpërfshirëse të Ligës Premier në bazë të pikëve-për-ndeshje, ndërsa pas tyre renditen Arsenali dhe Chelsea.

Mediumi i njohur TalkSport ka grumbulluar numrat gjithëpërfshirës për të përcaktuar tabelën e Ligës Premier që nga koha e emërimit bazuar në pikët e fituar për ndeshje apo mesataren e  pikëve.


Dhe Unitedi, me 13 titujt e tyre të fituar të Ligës Premier, udhëheqin tabelën me një mesatare prej 2.07 pikësh për ndeshje.

Pas Djajve të Kuq vijnë dy klube londineze, të cilat kompletojnë podiumin.

Arsenali, i cili ka fituar tre tituj të Ligës Premier, zë vendin e dytë me një mesatare prej 1.87 pikësh, përpara Chelseat që ka pesë tituj në emrin e tyre, por një mesatare prej 1.85 pikësh.

Liverpooli, i cili akoma nuk ka asnjë trofe të formatit të ri të Ligës Premier, renditet i katërti me një mestarë prej 1.81 pikësh, përpara Manchester Cityt që ka siguruar katër tituj kampion dhe ka një mesatare prej 1.63 pikësh.

Tottenhami Hotspur, Leeds, Blackburn, Newwcastle United dhe Everton përbëjnë dhjetëshen e parë.

Më poshtë keni tabelën e mesatareve më të mira të pikëve nga vendi i parë deri tek vendi i 20-të:

1.Manchester United – 2.07 pikë

2.Arsenali – 1.87 pikë

3.Chelsea – 1.85 pikë

4.Liverpool – 1.81 pikë

5.Manchester City – 1.63 pikë

6.Tottenham – 1.53 pikë

7.Leeds – 1.48 pikë

8.Blackburn – 1.40 pikë

9.Newcastle – 1.38 pikë

10.Everton – 1.37 pikë

11.Aston Villa – 1.31 pikë

12.Leicester – 1.25 pikë

13.Sheffield Wednesday – 1.24 pikë

14.Wimbledon – 1.24 pikë

15.West Ham – 1.23 pikë

16.Forest Nottingham – 1.21 pikë

17.Stoke City – 1.20 pikë

18.Southampton – 1.20 pikë

19.Charlton -1.19 pikë

20.Swansea – 1.17 pikë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori