LAJMI I FUNDIT:

Szoboszlai, zgjedhja e Zidanes për afatin kalimtar të dimrit

Szoboszlai, zgjedhja e Zidanes për afatin kalimtar të dimrit

Dominik Szoboszlai ka qenë në formë të mirë këtë sezon për RB Salzburg dhe ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve të mëdha në Evropë.

Real Madridi besohet të jetë njëri prej tyre, me Zinedine Zidane që thuhet të ketë qenë në kontakt me Szoboszlai në telefon gjatë ditëve të fundit.


Ai po përpiqet ta bindë atë se një lëvizje në Real Madrid është hapi tjetër ideal në karrierën e tij.

Sipas gazetës gjermane Bild, Real Madridi thuhet se kërkon të nënshkruajë me mesfushorin e ri hungarez këtë dimër.

Arsenal, Liverpool dhe Bayern Munich thuhet se po ashtu janë të interesuara për lojtarin, por “Santiago Bernabeu” është zgjedhja e preferuar e lojtarit.

Zidane e sheh atë si një zëvendësues afatgjatë të Isco në mesfushë.

Szoboszlai ka shënuar tetë gola në 17 paraqitje këtë sezon dhe vlera e tij prej 25 milionë eurosh shihet si e favorshme për klubin. /Telegrafi/