LAJMI I FUNDIT:

Superliga Evropiane nuk do të mund të përdorë emrin si ‘Super League’ shkaku i danezëve

Superliga Evropiane nuk do të mund të përdorë emrin si ‘Super League’ shkaku i danezëve

Një Superliga Evropiane e mundshme e së ardhmes nuk do të jetë në gjendje të regjistrojë emrin si Superligë si markë tregtare në Bashkimin Evropian pas ka ardhur një vendimi në favor të Superligës së Danimarkës, garë elitar në pronësi të përbashkët të klubeve të divizionit të parë të Danimarkës.

Kompania e Superligës Evropiane SL u përpoq të regjistronte markën e saj tregtare në Bashkimin Evropian, por Superliga daneze mendoi se kjo do të ishte një shkelje e rregullave, thuhet në deklaratë.


“Ne jemi shumë të lumtur që autoriteti i markave tregtare të BE-së ka rënë dakord që marka tregtare “THE SUPER LEAGUE” në BE do të cenojë vlerën që klubet daneze kanë investuar në Superliga 3F,” ka thënë CEO i Superligës daneze, Claus Thomsen.

Superliga evropiane, me ndihmën e kompanisë së zhvillimit sportiv A22, mund të apelojë vendimin, por ende nuk dihet vendimi i tyre.

Vendimi i gjykatës lejoi fillimin e Superligës

Për kujtesë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi në fund të dhjetorit 2023 se UEFA dhe FIFA vepruan kundër ligjit të konkurrencës kur ndaluan Superligën dy vjet më parë.

Vendimi nuk do të thotë se do të formohet sërish Superliga, por vetëm se duhet lejuar në të ardhmen. Themeluesit e Superligës janë drejtuesit e klubeve të fuqishme evropiane, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Ceferin: Superliga Evropiane është si molla e Borëbardhës
Lexo po ashtu Ceferin: Superliga Evropiane është si molla e Borëbardhës

Në vendimin e saj, Gjykata Evropiane e Drejtësisë tha se FIFA dhe UEFA abuzuan me pozitën e tyre dominuese duke i ndaluar klubet të konkurrojnë në Superligën Evropiane (ESL), megjithëse projekti mund të mos miratohet pasi gjykata nuk ka vendosur në mënyrë specifike për të.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i cili u emërua kreu i parë i Superligës në prill të vitit 2021, e quajti vendimin e Gjykatës Evropiane ” një fitore për futbollin, tifozët dhe lirinë”. Ai shtoi se ishte një ditë e madhe për historinë e futbollit dhe të gjithë sportit dhe tha se futbolli evropian “nuk do të jetë më i monopolizuar”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori