LAJMI I FUNDIT:

Super Topi i Artë, çmimi më prestigjioz dhe më i rrallë që vetëm një lojtar e ka fituar në histori

Super Topi i Artë, çmimi më prestigjioz dhe më i rrallë që vetëm një lojtar e ka fituar në histori

Për vite me radhë Topi i Artë është parë si çmimi individual më prestigjioz që mund të fitojë një futbollist, por çka nëse para tij shtohet fjala “Super”?

Reklama

Çmimi i parë i Topit të Artë u dorëzua në vitin 1956 dhe një mori lojtarësh më të mëdhenj në botë e kanë marrë në dorë atë.

Por vetëm njëri ka nderin dhe është fitues i ‘Super Topit të Artë’ dhe ai është legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano.

Di Stefano shënoi 308 gola për Realin dhe luajti një rol integral në pesë triumfe radhazi të Kupës Evropiane midis viteve 1956 dhe 1960.

Ai fitoi Topin e Artë dy herë, në 1957 dhe 1959, por tre vjet pas triumfit të tij të dytë, dhuruesi i këtij çmimi, France Football, i përkujtoi sërish arritjet e tij në një mënyrë unike.

Për të shënuar 30 vjetorin e revistës France Football, ata shpërndanë Super Topin e Artë – me vetëm lojtarë evropianë në garë për çmimin.

Di Stefano ka lindur në Argjentinë dhe ka luajtur atje deri në vitin 1949. Më pas ai përfaqësoi Kolumbinë dhe Spanjën, duke fituar nënshtetësinë që e kualifikoi për këtë trofe.

Legjendar Johan Cruyff dhe Michel Platini ishin mes të nominuarve, por çmimi shkoi për Di Stefano, 30 vjet pas fitimit të tij të dytë të Topit të Artë.

Trofeu duket shumë i ngjashëm me Topin e Artë, por ka shumë topa të vegjël ari që kanë ngjashmëri me çokollatën Ferrero Rocher.

Çmimi i veçantë u vendos në Muzeun e Real Madridit në Santiago Bernabeu për vite me radhë, por më pas doli në ankand në Londër në shtator 2021 si pjesë e një ngjarjeje së bashku me ngjarjet e tjera ikonike në kujtim të karrierës së tij.

Sipas ankandeve të Julien, trofeu u shit për 187,500 funte apo 214,295 euro. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
E kryer, Lionel Messi merr vendim të bashkohet me klubin nga MLS

E kryer, Lionel Messi merr vendim të bashkohet me klubin nga MLS

Ligat tjera
Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ligat tjera
Ronaldo: E dija që kalimi në Arabinë Saudite do të hapte derën edhe për shumë të tjerë - tani edhe Benzema erdhi

Ronaldo: E dija që kalimi në Arabinë Saudite do të hapte derën edhe për shumë të tjerë - tani edhe Benzema erdhi

Ligat tjera
Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me bashkëlojtarët që ka luajtur, emëron edhe veten pjesë të formacionit

Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me bashkëlojtarët që ka luajtur, emëron edhe veten pjesë të formacionit

Ndërkombëtare
Lojtarët më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit – ku futet në këtë mes Jude Bellingham

Lojtarët më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit – ku futet në këtë mes Jude Bellingham

La Liga
Kalo në kategori