LAJMI I FUNDIT:

As super performancat e James dhe Wade nuk ndihmojnë që Cavs të fitojë (Video)

As super performancat e James dhe Wade nuk ndihmojnë që Cavs të fitojë (Video)

LeBron James pati një nga paraqitjet më të mira të sezonit në udhëtim te Milëaukee Bucks, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të realizojë rezultat më të mirë se sa një humbje prej 119-116.

Shumë pikë u realizuan qysh në fraksionin e parë, ku Cavs ia dolën mbanë.

Megjithatë, Bucks të udhëhequr nga Antetekounmpo arritën që të rikthehen dhe ta fitojnë pjesën e parë të takimit.

Epërsia e vendasve shkoi deri në 20 pikë, megjithatë, Cavs u rikthyen falë Dwyane Wade dhe LeBron James që shkëlqyen në këtë takim.

James ishte më i miri me 39 pikë, shtatë asistime, tri topa të vjedhur e dy bllokada, kurse Love shënoi 21 pikë e 10 kërcime dhe Wade 14 pikë.

Te Milëaukee pesë lojtaër shënuan pikë dyshifrore.

Antetekounmpo ka realizuar 27 pikë, 14 kërcime e 8 asistime në një nga paraqitjet e tij më të mira këtë sezon, pasuar nga Middleton me 18 pikë dhe Eric Bledsoe me 26 pikë.

Cavaliers kështu vazhdojnë t’i afrohen shumë Bostonit në tabelë. /Telegrafi/