LAJMI I FUNDIT:

Super ndeshje, fitore jetike për Vreshtarët

Super ndeshje, fitore jetike për Vreshtarët
Foto: baketbolli.com

Rahoveci ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Prizrenin 16, me rezultat 95:85 (32:25, 16:21, 19:20, 28:19), në kuadër të xhiros së 22-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas Vreshtarët ishin në një epërsi të lehtë dhe duke parë rëndësinë e ndeshjes, e nisën më mirë, duke e fituar çerekun e parë 32:25. Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke arritur epërsi në dhjetë pikë, 42:32, por prizrenasit nuk dorëzohen dhe ngushtojnë shifrat në 46:44, ndërsa pjesa e parë përfundoi 48:46.


Lojë fantastike u zhvillua në periodën e tretë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa arritur shkëputjen e madhe, dhe luftohej për çdo në parket, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 67:66, duke dëshmuar për rivalitetin e madh.

Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të ishin shumë interesante, me shumë aksione të bukura dhe më një atmosferë të jashtëzakonshme në “Mizahir Isma”. Deri tre minuta nga fundi u zhvillua lojë e barabartë, por në momentet vendimtare vendasit ishin më të vëmendshëm, duke triumfuar 95:85.

Te Rahoveci u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e pesë kërcime, Fisnik Rugova me 19 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe Makol Mawien me 15 pikë, kurse te Prizreni 16 u dalluan Darell Davis me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Xavier Cannefax me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Rahoveci ka tetë fitore e 13 humbje, kurse Prizreni 16 ka 13 fitore e tetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori