LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesit që mund të zëvendësojnë Firminon në Liverpool sezonin e ardhshëm

Sulmuesit që mund të zëvendësojnë Firminon në Liverpool sezonin e ardhshëm

Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino ka qenë nën nivel këtë sezon dhe drejtuesit e Liverpoolit pritet ta largojnë atë në verë për t’i bërë vend një sulmuesi të ri.

Nuk ka dyshim që Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Firmino do të hyjnë në historinë e klubit nga Anfield. Ata janë njëri nga kombinimet më të mira sulmuese që futbolli anglez ka parë ndonjëherë, dhe kanë qenë thelbësor për suksesin e Liverpool nën Klopp.


Që kur janë bërë së bashku në sezonin 2017-18, numrat e tyre kanë qenë marramendës. Liverpooli ka luajtur 214 ndeshje në të gjitha garat në atë kohë, dhe Mane, Salah dhe Firmino kanë shënuar 265 gola mes tyre.

Sidoqoftë, çdo partneritet duhet të mbarojë diku dhe është ndjerë në muajt e fundit sikur, pas katër viteve të ‘MSF’, mund të ketë ardhur koha për të lëvizur.

Shifrat e tregojnë këtë. Mane, Salah dhe Firmino shënuan 91 gola në sezonin e tyre të parë së bashku, por kjo shifër ka rënë nga viti në vit, edhe pse Liverpool vazhdoi të shijonte suksesin.

Ata arritën 69 gola në sezonin 2018-19, 57 gola në 2019-20 dhe janë në kuotën e 48 golave me pesë ndeshje të mbetura në këtë sezon.

Salah vazhdon të jetë më produktivi me 29 gola këtë sezon, i pasuar nga Mane me 13 dhe Firmino me vetëm gjashtë gola të shënuar.

Kështu, sulmuesi brazilian, Firmino pritet të jetë emri i parë që do të largohet nga treshja e famshme, pasi drejtuesit e Reds duan një emër të ri premtues në sulm.

Zëvendësuesit e mundshëm 

Si do ta zgjidhnin këtë? A ka lojtarë që përshtaten, për sa i përket aftësive?

Për ta zbuluar këtë, mediumi Goal.com u bashkua me Real Metric Analytics, një kompani e cila ofron ndihmë për zbulim dhe rekrutim përmes një platforme e cila merr të dhëna nga më shumë se 35 liga, vlerëson më shumë se 30 mijë lojtarë dhe mbulon mbi 75 mijë ndeshje në të gjithë botën.

Këtë herë, Goal i kërkoi RMA-së të përdorë mjetin e tyre “indeksi i ngjashmërisë së lojtarit” për të shënuar lojtarët që krahasohen me Firminon, të cilët kanë pikat e forta të ngjashme dhe shfaqen fort në të njëjtat zona statistikore.

Ollie Watkins dha një intervistë emocionale pasi shënoi në debutimin e tij me Anglinë – Rrugëtimi i tij është thjeshtë i jashtëzakonshëm
Lexo po ashtu Ollie Watkins dha një intervistë emocionale pasi shënoi në debutimin e tij me Anglinë – Rrugëtimi i tij është thjeshtë i jashtëzakonshëm

Rezultatet janë intriguese, për të thënë të paktën. Lojtari më i krahasueshëm, sipas bazës së të dhënave të RMA, është Ollie Watkins i Aston Villas, i cili mburret me një indeks ngjashmërie prej 89.9 për qind. Watkins, është lidhur me Reds në fund të fundit, pasi ka shënuar 13 gola në sezonin e tij të parë në Ligën Premier.

Një tjetër sulmues në formë i Ligës Premier, Kelechi Iheanacho i Leicester Cityt, është në listë, ashtu si Donyell Malen i PSV, një lojtar i sugjeruar si një objektiv i mundshëm në mediat holandeze kohëve të fundit.

Ngjashmëria e tij me Firmino vlerësohet është rreth 86 për qind apo më shumë sesa Victor Osimhen (Napoli), Jonas Wind (FC Copenhagen), Antony (Ajax), Joao Pedro (Watford) dhe, çuditërisht, ylli kolumbian i Rangers, Alfredo Morelos.

Erling Haaland, natyrisht, përfshihet në listë, megjithëse ka pak shanse që Liverpool të garojë për yllin e Borussia Dortmundit këtë verë. Më intrigues janë emrat si Sasa Kalajdzic i Stuttgart dhe Leon Bailey i Bayer Leverkusen, që të dy kanë një normë indeksi ngjashmërie prej 88 për qind.

Kevin Volland i Monacos renditet edhe më lart, megjithëse mosha e tij – prej 29 vjeç në korrik – pothuajse me siguri do të llogaritej kundër tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori