LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesit e Kosovës në top formë gjatë vitit 2022, Giresse ka shtatë opsione për ndeshjet e muajit mars

Sulmuesit e Kosovës në top formë gjatë vitit 2022, Giresse ka shtatë opsione për ndeshjet e muajit mars
Yjet e Kosovës (Foto: Ardian Keka/Telegrafi)

Viti 2022 ka nisur mbarë për sulmuesit e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Për dallim nga fundi i vitit 2021 që ishte jo i mirë, në 2022 sulmuesi kosovarë kanë shpërthyer me klubet e tyre.


Tre nga sulmuesit luajnë në Ligue 1, një në Ligën Premier, një tjetër në La Liga si dhe në Superligën e Turqisë dhe elitën e futbollit suedez.

Nga Vedat Muriqi te Elbasan Rashani, Arbër Zeneli, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Zymer Bytyqi e Astrit Selmani janë lojtarët më në formë të Kosovës në repartin ofensivë.

Në fund të vitit 2021, Vedat Muriqi nuk po luante thuajse fare te Lazio, derisa transferimi te Mallorca e ka ‘rilindur’ sulmuesin prizrenas.

Arbër Zeneli ishte i lënduar, Bytyqi përkundër që luante rregullisht nuk shënonte, derisa Rashica gjithashtu ishte në krizë të golave e asistimeve.

Por tani kur jemi në mars dhe kur dy ndeshjet miqësore të Kosovës janë afër ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës, sulmuesit e Përfaqësueses kanë filluar shkëlqimin.

Gola e asistime të shumta nga të gjitha ta kanë ndodhur thuajse në çdo ndeshje në vitin 2022, përjashtim Edon Zhegrovës që bëri hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar Lille, por që ende nuk ka arritur të marrë minutat e merituara.

Duke marrë parasysh formën fantastike që po kalojnë sulmuesit tanë, sigurisht që më i gëzuari është trajneri i ri i Kosovës, Alain Giresse që do të ketë mundësinë të zgjedh për dy ndeshjet e muajit mars.

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi u huazua te Mallorca gjatë afatit kalimtar të janarit nga Lazio dhe ky huazim ka qenë shumë i mirë për të.

Sulmuesi i Kosovës e ka nisur shumë mbarë aventurën te Mallorca ku ka bërë ndeshje të mira duke realizuar edhe gola e duke bërë asistime.

27-vjeçari ka zhvilluar pesë ndeshje në La Liga dhe një tjetër në Copa del Rey ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër me fanellën e klubit spanjoll.

Prizrenasi në kampionatin spanjoll ka zhvilluar ndeshje të mira edhe kur nuk ka shënuar, sa që është futur në formacionin më të mirë të muajit shkurt.

Zymer Bytyqi

Zymer Bytyqi luan rregullisht te Konyaspori, skuadër që është befasia më e këndshme në elitën e futbollit turk këtë edicion.

25-vjeçari është njëri nga futbollistët që ka luajtur më së shumti tek ky klub, derisa ka shfaqur formë shumë të mirë në vitin 2022.

Sulmuesi anësorë ka zhvilluar tetë ndeshje në kampionat, ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në një tjetër, derisa ka luajtur 574 minuta në total.

Ish-anëtari i Vikingut në total ka zhvilluar këtë edicion 28 ndeshje ku ka tre gola të realizuar e katër asistime.

Milot Rashica

Pas një starti jo aq të mirë me Norwichin, viti 2022 ka nisur shumë më mirë për Milot Rashicën.

Sulmuesi vushtrrias ka zhvilluar 10 ndeshje këtë vit me skuadrën angleze.

25-vjeçari ka gjetur dy herë rrjetën, një herë në Fa Cup dhe një herë në Ligën Premier.

Përpos dy golave, Rashica ka bërë edhe një asistim në sfidën mes Watford dhe Norwich.

Ish-anëtari i Vitesses dhe Werder Bremenit në FA Cup shënoi ndaj Charlton Athletic derisa në Ligën Premier përballë Liverpoolit në Anfield.

Elbasan Rashani

Formë konstante ka mbajtur këtë edicion edhe Elbasan Rashani me Clermontin në Ligue 1.

Edhe Rashani ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në vitin 2022 në tetë ndeshjet e zhvilluara.

Sulmuesi anësor realizoi ndaj Nices në fitoren 0-1 dhe ndaj Bordeaux në barazimin 1-1.

Derisa dhuroi një asistim fantastik në fitoren ndaj Rennes 2-1.

28-vjeçari në total këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje në elitën e futbollit francez ku ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Arbër Zeneli

Arbër Zeneli ka qëndruar për rreth tetë muaj jashtë fushave të blerta shkaku i lëndimit. Sulmuesi kosovar u rikthye në fundjavën e kaluar duke u inkuadruar nga banka rezervë në sfidën mes Monaco dhe Reims.

Zeneli ndryshoi tërësisht lojën, pasi Monaco ishte duke fituar 1-0 dhe falë dy asistimeve nga ylli kosovar Reims fitoi takimin 1-2 duke marrë tri pikët.

Fillimisht Zeneli harkoi nga gjuajtja e lirë dhe harkimi i tij u devijua nga Kevin Volland për t’i barazuar shifrat në 1-1, derisa mitrovicasi asistoi në golin e fitores në minutën e fundit.

Arbëri zhvilloi një ndeshje fantastik në 10 minutat e tij të parë për këtë edicion.

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka bërë hapin e madh në karrierë duke u larguar nga Baseli për në kampionatin francez Ligue 1 te Lille.

Kampioni në fuqi i Francës pagoi shtatë milionë euro për transferimin e Zhegrovës.

22-vjeçari ende nuk ka arritur t’i marrë minutat e merituara te Lille, por ka luajtur në tri ndeshje si zëvendësues.

Përkundër që nuk ka shënuar e asistuar, Zhegrova ka treguar formë të mirë dhe e pret një e ardhme e ndritur pasi te Lille besojnë shumë në të.

Astrit Selmani

Formë shumë të mirë në vitin 2022 ka shfaqur edhe Astrit Selmani.

Selmani ka zhvilluar dy ndeshje zyrtare në Kupën e Suedisë, ku ka realizuar tre gola.

Kampionati suedez fillon në prill, por për momentin në këtë shtet po zhvillohen vetëm garat e Kupës së Suedisë.

24-vjeçari tregoi formë të mirë edhe në garat evropiane në Ligën e Konferencën në fund të edicionit të kaluar, ku shënoi pesë gola e asistoi në dy të tjerë në gjashtë sfida.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori