LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet infermierja dhe anesteziologu në QKUK

Sulmohet infermierja dhe anesteziologu në QKUK

Një infermiere dhe një anesteziolog janë kanosur dhe sulmuar fizikisht në vendin e tyre të punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:40, në QKUK.


Siç thuhet në raport, ata janë sulmuar nga një familjar i një pacienti i cili ishte i shtruar në QKUK, por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

“Dy viktima femër dhe mashkull  kosovar infermiere dhe anesteziolog, kanë raportuar se për deri sa ishin në vendin e punës, janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një familjar i një pacienti i cili ishte i shtruar në QKUK. I dyshuari është larguar në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/