LAJMI I FUNDIT:

Sulmet e fundit izraelite në Rafah lënë të vdekur 27 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi

Sulmet e fundit izraelite në Rafah lënë të vdekur 27 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi

Të paktën 27 palestinezë janë vrarë në sulmet e reja izraelite në qytetin Rafah në jug të Gazës, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi.

Bëhet e ditur se 20 persona kanë mbetur të vrarë në sulmet gjatë natës, ndërsa shtatë anëtarë të një familjeje janë vrarë nga bombardimet sot në mëngjes.


Megjithatë, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se nuk mund të komentojnë pa i pasur informatat e sakta, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, sulmi vjen pas paralajmërimeve të Izraelit për një ofensivë në Rafah në përpjekje për të eliminuar bastionet e mbetura të grupit militant Hamas.

Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e një urdhërarresti për Netanyahun
Lexo po ashtu Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e një urdhërarresti për Netanyahun

Por, aleatët e Izraelit i kanë kërkuar vazhdimisht të ketë kujdes pasi në Rafah strehohen qindra mijëra civilë.

Edhe pse raportohet për sulme të reja, thuhet se operacioni i planifikuar ushtarak i Benjamin Netanyahut ende mund të shmanget.

Kjo pasi së fundmi kanë filluar përsëri negociatata midis Hamasit dhe Izraelit për një armëpushim të mundshëm dhe për lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. /Telegrafi/