LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e një urdhërarresti për Netanyahun

Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e një urdhërarresti për Netanyahun

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) po heton veprimet e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe në Gazë.

Siç raportojnë mediat izraelite, ka informacione se Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë po shqyrton lëshimin e urdhërarresteve për zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.


Mirëpo, rasti i ICC-së është i ndarë nga rastet e tjera të ngritura kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke përfshirë atë të paraqitur nga Afrika e Jugut e cila e akuzon Izraelin për gjenocid në Gazë.

Bëhet e ditur se përveç Netanyahut i cili beson se hetimi është “fyes”, urdhërarrest mund të lëshohet edhe për Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe shefin e shtabit Herzi Halevi.

Ndryshe, së fundmi të dy palët e përfshira në konflikt kanë diskutuar mbi propozimet për një armëpushim të mundshëm, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Përpjekjet për të ringjallur bisedimet për armëpushim janë shtuar së fundmi për të ndaluar ofensivën izraelite në Rafah ku strehohet pothuajse gjysma e popullsisë.

“Vetëm një sulm i vogël është e gjitha që duhet për t’i detyruar të largohen të gjithë nga Palestina dhe ne të jemi dëshmitarë të katastrofës më të madhe në historinë e popullit palestinez”, tha presidenti palestinez, Mahmud Abbas.

Ndërkohë, Izraeli thotë se dërgesat e ndihmave në Gazë janë  rritur.

“Gjatë javëve të fundit, sasia e ndihmave humanitare që shkon në Gazë është rritur ndjeshëm. Në ditët në vijim, sasia e ndihmës që shkon në Gazë do të vazhdojë të rritet edhe më shumë. Ushqim, ujë, furnizime mjekësore, strehim, pajisje dhe ndihma të tjera”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, Daniel Hagari.

Megjithatë, sipas një raporti nga OBSH-ja, uria në Gazë është e pashmangshme dhe mbi 70 për qind e popullsisë vuan nga nivele katastrofike të urisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Çfarë është simboli i ri që po shfaqet në pajisjet ushtarake ruse në Ukrainë?

Çfarë është simboli i ri që po shfaqet në pajisjet ushtarake ruse në Ukrainë?

Botë
Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti, thotë Elysee

Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti, thotë Elysee

Botë
Provokoi protesta dhe përleshje në parlament - Borrell denoncon 'ligjin rus' të Gjeorgjisë dhe kërkon tërheqjen e tij

Provokoi protesta dhe përleshje në parlament - Borrell denoncon 'ligjin rus' të Gjeorgjisë dhe kërkon tërheqjen e tij

Evropa
Kalo në kategori