LAJMI I FUNDIT:

Sulmet e 11 Shtatorit, 18 vjet më pas: 26 fotografitë që tregojnë se si dukej New York atëherë dhe si duket sot

Sulmet e 11 Shtatorit, 18 vjet më pas: 26 fotografitë që tregojnë se si dukej New York atëherë dhe si duket sot

Fotografitë e New York City 18 vjet nga sulmet e 11 shtatorit tregojnë se sa kanë ndryshuar disa hapësira, pamjet e të cilave atëbotë ishin bërë të njohura në gjithë botën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për imazhet e reja të kapura në 11 shtator 2019 tregojnë një pamje të freskët të Manhattanit, ku gati 3,000 njerëz u vranë kur aeroplanët goditën Kullat Binjake në vitin 2001.


“Është shumë nxehtë, nuk shoh më,...”: Thirrjet dhe mesazhet e fundit nga të bllokuarit brenda Kullave Binjake dhe aeroplanëve të rrëmbyer, në atë ditë shtatori
Lexo po ashtu “Është shumë nxehtë, nuk shoh më,...”: Thirrjet dhe mesazhet e fundit nga të bllokuarit brenda Kullave Binjake dhe aeroplanëve të rrëmbyer, në atë ditë shtatori

Fotografitë e marra të mërkurën kapin njerëzit duke ecur në zonën e Qendrës Botërore të Tregtisë, vend që pothuajse dy dekada më parë ishte skenë kaotike dhe e frikshme pasi njerëzit largoheshin nga ndërtesat që shembeshin dhe mbeturinat fluturuese.

Ndryshe, tetëmbëdhjetë vjet më parë bota përjetoi tmerrin ndërsa Al-Kaeda filloi katër sulme të koordinuara terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara.

Ishte sulmi terrorist më vdekjeprurës në historinë e botës. 11 shtator 2001, filloi si çdo të martë tjetër me njerëz që nxituan të punojnë në qendër të Manhattan, New York.

U hodhën nga Kullat Binjake për të mos u djegur të gjallë: Historia pas fotografisë së paharrueshme nga sulmet e 11 Shtatorit
Lexo po ashtu U hodhën nga Kullat Binjake për të mos u djegur të gjallë: Historia pas fotografisë së paharrueshme nga sulmet e 11 Shtatorit

Por vetëm disa orë më vonë 2.996 njerëz ishin vrarë, ndërsa 6.000 të tjerë u plagosën, përcjell Telegrafi.

Numri i vdekjeve ka vazhduar të rritet pasi ata që u përpoqën të ndihmojnë kanë rënë viktimë e kancereve të lidhura me sëmundjet e frymëmarrjes.

Një total prej 19 terroristësh të al-Kaedës u përfshinë në rrëmbimin e katër aeroplanëve të pasagjerëve amerikanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori