LAJMI I FUNDIT:

Suksesi varet nga gatishmëria juaj për të punuar çdo ditë

Suksesi varet nga gatishmëria juaj për të punuar çdo ditë
Bill Gates, themelues i Microsoft

Çdo njeri dëshiron të bëhet i suksesshëm në jetë, por vetëm pak e mbledhin kurajën dhe bëjnë atë çfarë është e nevojshme për ta arritur suksesin.

Ekziston një vijë mes jetës së zakonshme dhe jashtëzakonshme, ndërkaq për ta kapërcyer atë vijë kërkohet dashuri, gatishmëri për t’u shfaqur në punë dhe për ta bërë këtë tërë kohën pa u ndalur – transmeton Telegrafi.


Nëse ua analizojmë të kaluarën shumicës së njerëzve të suksesshëm, e shohim se të gjithë ata e kanë pasur këtë të përbashkët.

Ata e kanë dashur punën e tyre dhe e kanë bërë këtë vazhdimisht pa u brengosur për rezultatet.

Nelson Mandela respektohet në tërë botën si “lider” i kohërave moderne.

Të suksesshmit si Bill Gates, Jack Ma, Jeff Bezof, Mark Zuckerberg dhe Steve Jobs kanë qenë tejet të përkushtuar në punën e tyre sepse e kanë dashur më së shumti.

Madje, Bill Gates kishte deklaruar se në ditët e hershme të Microsoft nuk kishte pushuar fare sepse dëshironte të punonte shumë për ta ndërtuar të ardhmen dhe për të bërë ndryshim në botë.

Nëse e marrim këtë mësim nga njerëzit e suksesshëm dhe fillojmë të shfaqemi në punë, pavarësisht kohës që mund të nevojitet, eventualisht ne do të bëhemi të suksesshëm dhe do ta kapërcejmë atë vijë mes të zakonshmes dhe jashtëzakonshmes.

Ndiqeni pasionin tuaj rregullisht. Mos e lini t’ju ikë asnjë ditë.

Flini duke menduar për punën e së nesërmes dhe zgjohuni të emocionuar e të mbushur me energji.

Vazhdoni të lëvizni, shënoni progres dhe asnjëherë mos u ndalni.

Dhimbjet janë të përkohshme, njashtu edhe brengat. Këto janë dobësi që ju shiten juve nga “frika”.

Asnjëherë mos u ndalni. Ky është çelësi drejt suksesit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

A e dini se...
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar

A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar

Stil
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Kur dikush ju provokon dhe ju nënçmon: Me këtë veprim kundërshtarët i leni pa fjalë!

Kur dikush ju provokon dhe ju nënçmon: Me këtë veprim kundërshtarët i leni pa fjalë!

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori