LAJMI I FUNDIT:

Suksesi është i garantuar kur i praktikoni këto pesë gjëra rregullisht

Suksesi është i garantuar kur i praktikoni këto pesë gjëra rregullisht

Për njerëzit e suksesshëm, inteligjenca nuk është aq e nevojshme, e madje as faktori i fatit të mirë.

Hulumtuesit kanë qenë duke u përpjekur at zbulojnë formulën e suksesit të njerëzve të suksesshme dhe të gjithë janë pajtuar se sekreti gjendet në karakterin e tyre.


Kjo nënkupton se sekretet që i bëjnë njerëzit të suksesshëm janë shprehitë e tyre dhe mënyra se si punojnë.

Nëse dëshironi të keni sukses në jetë dhe të ndaloni së qeni i zakonshëm, atëherë ju duhet t’i ndiqni këshillat e mëposhtme:

Përqendrohuni në minutat, jo në orët

Koha e shpenzuar kot asnjëherë nuk mund të rifitohet dhe kjo është arsyeja se përse njerëzit e suksesshëm e vlerësojnë çdo sekondë të kohës së tyre. Nëse dëshironi të veproni si njerëzit e suksesshëm, atëherë duhet të filloni t’i vlerësoni edhe minutat e jo vetëm orët.

Përqendrohuni në synimet që i keni

Njerëzit bëhen të suksesshëm kur përqendrohen në detyrat më të rëndësishme që i kanë para. Prandaj, përqendrohuni në çdo hap të vetëm që ju shpie drejt realizimit të qëllimeve të mëdha.

Gjërat që mund t’i bëni tani e që kanë ndikim në të ardhmen

Njerëzit e suksesshëm e dinë se veprimet e tanishme mund të kenë ndikim të madh në të ardhmen.

Vlerësojeni kohën familjare

Njerëzit e suksesshëm e vlerësojnë kohën familjare dhe kanë rregulla ku e ndajnë kohën profesionale nga atë personale. Ata e krijojnë një orar dhe pastaj i qëndrojnë pas. Ata preferojnë të vijnë në shtëpi dhe të shpenzojnë kohë me familjen pas punës.

Mbajnë shënime

Ndryshe nga çdo njeri tjetër, të suksesshmit kanë një fletore të vogël në të cilën mbajnë shënime. Ata e shpenzojnë kohën e lirë për t’i shkruar gjërat e ndryshme, siç janë mendimet e momentit. Ata nuk shkruajnë në fletore digjitale sepse kjo gjë ua vret kreativitetin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori