Suedia ka regjistruar numrin më të madh të vdekjes në tre javë, me 147 viktima tjera.

E gjitha kjo po ndodh kur autoritetet suedeze planifikojnë të punësojnë 10 mijë punonjës shëndetësorë shtesë, për t’u kujdesur për të moshuarit që janë më të ekspozuar nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.


1 116

Numri i viktimave të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit është rritur me shifra të frikshme. Ndërkaq më 10 maj në këtë vend ishin regjistruar vetëm 5 vdekje dhe 348 raste të reja, por këto shifra nuk zgjatën shumë dhe përqindja e vdekjeve dhe infektuarve u rrit shpejtë.

2 24

Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Suedisë, sot janë regjistruar 147 të vdekur nga coronavirusi, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend të shkojë në 3.460.

Sa i përket rasteve të reja të infeksionit me coronavirus - janë konfirmuar 637 raste, ku numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 27.909. /Telegrafi/