Stuhia shtyn fillimin e ndeshjes Meksikë – Ekuador në 'Azteca'


Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për shkak të kushteve të këqija atmosferike në Mexico City.
Takimi, i planifikuar fillimisht të nisë në orën 03:00 sipas kohës lokale, nuk ka mundur të fillojë në orar për shkak të një stuhie që ka përfshirë zonën e stadiumit legjendar Estadio Azteca.

Sipas njoftimeve zyrtare, fillimi i ndeshjes është shtyrë me një orë dhe tani pritet të nisë në orën 04:00 sipas kohës lokale në Kososvë.
Organizatorët po monitorojnë nga afër situatën e motit, ndërsa të dyja kombëtaret janë gati për të zbritur në fushë sapo të krijohen kushtet e sigurta për zhvillimin e ndeshjes. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































