LAJMI I FUNDIT:

Stuhia Ciara e ndryshoi situatën për festën e Liverpoolit në stadiumin e Evertonit – skenarët e triumfit në Ligën Premier

Stuhia Ciara e ndryshoi situatën për festën e Liverpoolit në stadiumin e Evertonit – skenarët e triumfit në Ligën Premier
(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Triumfi i Liverpoolit këtë sezon në Ligën Premier duket i pashmangshëm. Redsat i kanë regjistruar 24 fitore dhe një barazim në 25 xhirot e para këtë sezon.

Kështu kanë grumbulluar 73 pikë dhe ndodhen 22 pikë përpara pozitës së dytë, të cilën e mban kampioni në fuqi, Manchester City me 51 pikë.


Tifozët e Liverpoolit e kanë marrë orarin e ndeshjeve dhe kalkulatorin për të llogaritur se në cilën ndeshje skuadra e tyre e zemrës do ta sigurojë titullin, të cilin po e presin qe tri dekada.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Dhe ekipi i Jurgen Klopp e ka mundësinë matematikore që të shpallet kampion në Goodison Park, stadiumin e rivalit të qytetit, Everton, që nuk ndodhet shumë larg Anfieldit.

Mirëpo, mund të ketë një pengesë në këtë tregim të lumtur të Liverpoolit, pasi që stuhia Ciara mund ta ndryshojë situatën, transmeton Sky Sports.

Stuhia që e ka kapluar Mbretërinë e Bashkuar qe një javë, shkaktoi shtyrjen e ndeshjes ndërmjet Manchester Cityt dhe West Ham Unitedit duke ndryshuar trajektoren e diferencës së pikëve në krye të tabelës.

Nëse edhe Liverpooli edhe City vazhdojnë me fitore

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka nevojë për 18 pikë, gjashtë fitore, nga 13 ndeshjet e mbetura për t’u shpallur kampion i Ligës Premier.

Kjo do të thotë se edhe nëse City i fiton të gjitha ndeshjet, Liverpooli do të shpallet kampon pas gjashtë fitoreve nga tani që siç po qëndron situata, mund të ndodhë në Anfield ndaj Crystal Palace më 21 mars.

Si mund të ndryshojë orari i ndeshjeve

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Disa komplikime mund ta vonojnë festën e Liverpoolit. Ndeshja ndaj Palace mund të shtyhet nëse arrin ta eliminojë Chelsean dhe të kualifikohet në çerekfinale të Kupës FA.

Edhe City mund të mos zhvillojë ndeshje në ligë nëse në atë vikend e mposht Sheffield Wednesdayn në raundin e pestë, ashtu që edhe ndeshja ndaj Arsenalit mund të riarranzhohet për shkak të finales së Carabao Cup.

Në këtë mënyrë, mundësitë janë që sipas këtyre skenarëve, Liverpooli ta sigurojë titullin më 4 prill në Etihad Stadium nëse vazhdon të fitojë.

Mënyra më e shpejtë që Liverpooli ta fitojë titullin

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kjo vështirë se mund të ndodhë, por nuk do të thotë se tifozët nuk duan ta dinë edhe këtë version.

Liverpooli mund ta fitojë titullin më 7 mars në shtëpi ndaj Bournemouthit nëse vazhdon me fitore, ndërkohë që City nuk arkëton asnjë pikë dhe Leicester City fiton ndaj Citizens, por i humb ndeshjet e radhës.

Sa i përket festës në Goodison Park

(Foto Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Redsat mund të shpallen kampion i Ligës Premier në Goodison, nëse i fitojnë të gjitha ndeshjet, City i lëshon tri pikë dhe Leicesteri nuk e ngushton diferencën para derbit të Merseysides. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori