LAJMI I FUNDIT:

Stresi – shenjë që tregon se jeta juaj është domethënëse

Stresi – shenjë që tregon se jeta juaj është domethënëse

Si një psikologe shëndetësore që është, Kelly McGonigal synon t’i ndihmojë njerëzit të bëjnë jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur

Prandaj ka kuptim nëse hamendësojmë se ajo e ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës së saj duke i inkurajuar njerëzit ta shmangin stresin dhe efektet e këqija që sjell ai.


Por, gjatë fjalimit të saj në konferencën ‘U99’ të mbajtur në Nju Jork, McGonigal ka thënë se mënyra e saj për menaxhimin e stresit ka ndryshuar në thelb gjatë viteve të fundit, transmeton Telegrafi.

Tani, thotë ajo, e ka kuptuar se stresi nuk është aq i dëmshëm. E këtë deklaratë e mbështesin shumë hulumtime për dy arsye.

E para, stresi dhe brengosja mund të jetë shenjë se jeta juaj ka një domethënie. Duke qenë të stresuar do të thotë se jeni të angazhuar në diçka që vërtet ju intereson – qoftë nëse është fjala për një intervistë në punën e ëndrrave apo nëse brengoseni për tu kujdesur për fëmijën.

E dyta, thjesht duke qenë i vetëdijshëm për përfitimet që i sjell stresi ju mund të ballafaqoheni me atë.

Për shembull, nëse jeni nga personat e shumtë të cilët e perceptojnë stresin si diçka negative dhe përpiqen ta shmangin me çdo kusht, mundësitë janë se kur ballafaqoheni me një situatë stresuese – siç është ajo intervista e punës – trupi juaj do të lirojë nivele më të larta të hormonit të stresit, e kjo mund të sjell efekte dëmtuese në sistemin tuaj të imunitetit dhe shëndetin e përgjithshëm.

Por, le të themi se shkoni në atë intervistë duke i kuptuar dhe mbështetur avantazhet potenciale të stresit. Studimet tregojnë se jo vetëm se do të keni një reagim më të shëndetshëm fiziologjik; por gjithashtu jeni më të prirë të gjeni një domethënie në sfidën tuaj dhe të mësoni nga ajo.

Bërtitni sa më fort që të mundeni
Lexo po ashtu Bërtitni sa më fort që të mundeni

Sfida momentale e Mcgonigal-it nuk është t’i ndihmojë njerëzit ta zvogëlojnë nivelin e stresit në jetën e tyre, por t’i bindë që të ndalojnë së rezistuari atë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori