LAJMI I FUNDIT:

Bërtitni sa më fort që të mundeni

Bërtitni sa më fort që të mundeni

Keni pasur ditë të vështirë. Të gjithë janë ngritur vonë, e, juve, u është dashur të nguteni për t'i çuar fëmijët në shkollë, pastaj jeni vonuar në punë dhe keni kuptuar se e keni harruar dosjen e rëndësishme në shtëpi, pastaj u është prishur automati i kafes, pastaj ju ka thirrur vajza që jua ruan fëmijët dhe ju ka thënë se këtë mbrëmje nuk mund të vijë, pastaj...

Pa marrë parasysh se çfarë vargu i ngjarjeve ose se cilët njerëz janë kurdis për t’ua nxirë jetën, si do të silleni në situatën e dhënë?

Të gjithë e dimë se çfarë ndjenje është të jesh i tensionuar, e kur ndjehemi kështu, me siguri nuk jemi bash tepër racional. Tensioni pashmangshëm sjell eksplodimin, shpesh herë eksplodimin e pavend.


Personi në të cilin zbrazeni zakonisht nuk ka të bëj fare me imtësitë e stresit që jua kanë krijuar vullkanin e tërbimit, transmeton Telegrafi.

Para se të arrini të pika e ‘eksplodimit’, zbatoni këtë taktikë:

Kërkojeni një kënd të qetë dhe të veçuar. Hapni gojën sa më fortë dhe shtrëngoni muskujt e fytyrës, të qafës dhe të kokës. Ndoshta edhe në pjesët e tjera të trupit do të ndjeni tension bukur të fort. Atëherë shtrëngoni shpullat, bini ajrit dhe bërtitni … pa zë.

Pastaj lirohu plotësisht dhe përsëritni procedurën. Bëni kështu gjithnjë derisa ta ndjeni vetën mirë. Ndoshta do t’u shti edhe të qeshni! E qeshura iu bën edhe më mirë!

Lirohuni nga stresi sa më shpejt që të mundeni. Stresi pakëson aftësinë tuaj të ndërmarrjes se kontrollit mbi jetën tënd dhe dobëson vetëbesimin tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori