LAJMI I FUNDIT:

Pyetet nëse Stresi do të jetë pjesë e koncertit të tij, Noizy lë të dyshohet me reagimin që bën

Pyetet nëse Stresi do të jetë pjesë e koncertit të tij, Noizy lë të dyshohet me reagimin që bën

Rap-artisti nga Shqipëria, Rigels Rajku – Noizy, në muajin gusht do të realizojë një mega-koncert në mes të Tiranës.

E në këtë do të jenë të ftuar një sërë emrash të njohur, si nga tregu vendor ashtu edhe nga ai ndërkombëtar.


I ftuar së fundmi në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), artisti u pyet nëse do të jetë edhe Stresi.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesi i hitit “Na jena OTR” nuk ka dhënë një përgjigje të saktë, duke lënë të nënkuptohet që edhe mund të jetë.

Cllevio flet për herë të parë me Stresin pas pajtimit me Noizyn, pas hatërmbetjeve rikthehet shoqëria e vjetër mes tyre
Lexo po ashtu Cllevio flet për herë të parë me Stresin pas pajtimit me Noizyn, pas hatërmbetjeve rikthehet shoqëria e vjetër mes tyre

Nga ana tjetër, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) bëri një reagim në lidhje me këtë duke shtuar: “Sa do doja të isha”.

Të njëjtit kanë qenë mjaft të komentuar në këtë kohë për shkak të Cllevios, i cili nisi një sherr me Noizyn, e kishte prishur raportet me Stresin.

Sidoqoftë, dy këngëtarët i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre pak vite më parë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)