LAJMI I FUNDIT:

Strakosha: Nuk ia kam kaluar babait, me Zahavin kam rrezikuar

Strakosha: Nuk ia kam kaluar babait, me Zahavin kam rrezikuar

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ishte një prej heronjve të Shqipërisë ndaj Izraelit.

Portieri kombëtar ndali rast të sigurtë në duelin ndaj Izraelit, duke mohuar golin e Zahavit.

Mbi të gjitha, ai u kujdes që të mos shkakonte penalti në një rast tejet të kontestueshëm.

“Kam akoma shumë për të kaluar babain. Jam i lumtur për skuadrën. bëmë mirë deri në minutën e 80 më pas u ndje lodhja. I treguam vlerat, pas disa ndeshjeve që nuk kishim bërë mirë. Nuk shoh ritmin, por e shoh në mënyrë kolektive”

“Vrapuam shumë dhe luftuam shumë ndaj arritëm të fitonim. Ishim të përqendruar dhe kur gabonte njëri rikuperonte tjetri.Rasti më i rrezikshëm? Në fillim mendova se mund të shkaktoja 11-metërsh, por shyqyr që godita topin”.

”Gabimet ndodhin në ndeshje, nuk ndahen gabimet, ashtu si nuk ndahen meritat. Jemi një skuadër, nuk ka rëndësi kush gabon. Për fat, kur Zahavi doli i vetëm dhe më shmangu, nuk gjuajti direkt dhe pata kohë të rikuperoja, duke i hequr topin, edhe pse rrezikova pak, sepse mund të shkaktoja penallti”, u shpreh Strakosha për Supersport.

Shqipëria kryeson Grupin 1 të Ligës C me tri pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Skocisë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori