LAJMI I FUNDIT:

Strakosha luan kundër Romës

Strakosha luan kundër Romës

Thomas Strakosha po përgatitet për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij.

Të dielën në Stadiumin Olimpico luhet një nga derbit më të zjarrtë dhe me më shumë rivalitet të futbollit botëror, Lazio-Roma.


Përpara disa muajsh Strakosha as që do ta kishte imagjinuar se do ta përjetonte këtë ndeshje duke e ruajtur portën.

Federico Marchetti nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe portieri shqiptar është i zgjedhuri i Simone Inzaghit.

21-vjecari shqiptar është aktivizuar në 5 ndeshje si titullar në këtë sezon të Serie A dhe ka pranuar vetëm tri gola. /Telegrafi/