LAJMI I FUNDIT:

Statistikat e Panuccit në krye të Kombëtares së Shqipërisë, pësojmë dy gola për ndeshje

Statistikat e Panuccit në krye të Kombëtares së Shqipërisë, pësojmë dy gola për ndeshje
Panucci Foto: Getty Images

Ky është cilësuar viti zero për Kombëtaren e Shqipërisë.

Paraqitja tejet e dobët ndaj Përfaqësueses së Kosovës u pasua nga zhgënjimi total edhe përballë Ukrainës, me Shqipërinë që është shfaqur shumë larg skuadrës së viteve të fundit dhe niveleve që pretendohen.


Ekip i shuar, pa grintë dhe apatik në fushë! Kur u emërua në krye të stolit kuqezi, në korrik të vitit 2017, trajneri Christian Panucci erdhi me pritshmëri të mëdha, por edhe me premtimin se do të formonte një ekip që synon rezultatet duke sulmuar.

Tifozët e detyrojnë Panuccin të largohet nga intervista, media italiane aludojnë në një shkarkim
Lexo po ashtu Tifozët e detyrojnë Panuccin të largohet nga intervista, media italiane aludojnë në një shkarkim

Deri më tani, asnjë prej këtyre elementëve të projektit nuk është realizuar.

Shqipërisë i mungojnë rezultatet, për skuadër ofensive duket e vështirë të flitet, edhe pse në disa raste kemi luajtur me tre sulmues, ndërsa ekipi ka humbur edhe soliditetin në mbrojtje, që cilësohej një prej pikave më të forta.

Të gjitha këto konfirmohen nga statistikat e regjistruara gjatë ecurisë me Panuccin në stol. Trajneri e ka drejtuar Kombëtaren shqiptare në tetë ndeshje, duke regjistruar pesë humbje, një barazim dhe vetëm dy fitore. Kuqezinjtë kanë realizuar shtatë gola, diçka më pak se një për ndeshje, ndërsa kanë pësuar 15, mesatarisht dy gola për ndeshje.

Panucci: Ndaj Kosovës kemi vuajtur më shumë se ndaj Italisë dhe Spanjës, përgjegjësia e humbjes është e imja  
Lexo po ashtu Panucci: Ndaj Kosovës kemi vuajtur më shumë se ndaj Italisë dhe Spanjës, përgjegjësia e humbjes është e imja  

Sa për paralelizëm, në 11 ndeshjet e fundit me Gianni De Biasin, duke nisur nga pjesëmarrja historike në Evropianin 2016, Shqipëria kishte pësuar 14 gola. Për t’u theksuar fakti që ajo pas turneut në Francë ishte periudha më negative me trajnerin që e udhëhoqi skuadrën drejt suksesit më të madh në arenën ndërkombëtare, me Kombëtaren që ka luajtur ndaj ekipeve si Spanja, Italia apo edhe Bosnja dhe kulmoi me humbjet ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Pas testeve me Kosovën dhe Ukrainën, kuqezinjtë e shohin veten në pikën më të ulët.

Ekipi dhe trajneri kanë humbur edhe mbështetjen e tifozëve, që me të drejtë i kontestojnë, sepse kjo nuk është Shqipëria e tyre. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori