LAJMI I FUNDIT:

Statistika dhe shifra për ndeshjen Barcelona – Arsenal

Statistika dhe shifra për ndeshjen Barcelona – Arsenal

Barcelona që fitoi i mysafirë ndeshjen e parë kundër Arsenalit, sot pritet ta konfirmojë vetën si çerekfinalist.

Lionel Messi ka shënuar dy herë në ndeshjen e parë, për të dhënë fitoren prej 2-0 Barcelonës.


Më poshtë i keni disa nga shifrat më interesante për ndeshjen Barcelona – Arsenal.

– Arsenali kërkon për herë të parë çerekfinalet, që nga viti 2010.

– “Topçinjtë” nuk kanë përmbysur dot kurrë një humbje në ndeshjen e parë të Champions-it. Në tre raste kanë fituar në sfidat e kthimit, por pa mundur që të sigurojnë kualifikimin.

– Në 10 vitet e fundit, Arsenali ka fituar një herë në Spanjë, pikërisht 1-0 ndaj Real Madridit, me gol të Therry Henrys .

– Alexis Sanchez ka luajtur 141 ndeshje me Barcelonën brenda tre sezonesh, duke shënuar 47 gola.

– Mesut Ozil është përballur 16 herë si kundërshtar me Barcelonën, prej të cilave ka fituar katër dhe humbur gjashtë përballje.

– Luis Suarez ka shënuar dy herë në shtatë ndeshjet ndaj Arsenalit, gjatë kohës që luante me Liverpoolin, duke numëruar, dy fitore dhe dy barazime.

– Gerard Pique është i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Arda Turan kthehet nga pezullimi.

– Barcelona ka rekord në Spanjë, me 37 ndeshje radhazi pa pësuar humbje, 31 prej të cilave janë fitore.

– Messi, Suarez dhe Neymar kanë shënuar së bashku plot 106 gola këtë edicion, në të gjitha kompeticionet.

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori