LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Inter – Juventus

Statistika, analizë dhe parashikim: Inter – Juventus

Interi është nikoqir i Juventusit në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e shtatë në Serie A.

Nerazzurrët e presin Zonjën e Vjetër në ndeshjen e njohur si Derby D’Italia apo Derbi i Italisë pasi është rivaliteti më i madh mes dy klubeve italiane.

Vendi: Giuseppe Meazza

Koha: E diel, ora 20:45

Lajme rreth ekipeve

Inter

Romelu Lukaku u la jashtë për udhëtimin e Interit në Barcelonë të Mërkurën për shkak të një shtrëngimi të muskujve dhe Antonio Conte do të jetë i etur që ylli i tij të jetë në dispozicion për t’u përballur me Juventusin sot, veçanërisht me Alexis Sanchezin e pezulluar.

Danilo D’Ambrosio është i aftë të luajë në treshen e mbrojtjes së Interit ose edhe si anësor i krahut të djathtë dhe Conte thuhet se pritet të startojë me të pas humbjes 2-1 nga Barcelona.

Trajneri i Interit mund të bëjë rotacion në mesfushën qendrore, me Nicolo Barella favorit para dyshes Matias Vecino dhe Roberto Gagliardini.

Juventus

Danilo është ende dyshim për Juventusin, por Juan Cuadrado ka luajtur mirë në ndeshjet e fundit dhe mund të fillojë si mbrojtës i djathtë përsëri të dielën.

Alex Sandro humbi ndeshjen e fundit të Juventusit në ligë për arsye personale, por u kthye në Ligën e Kampionëve në mesjavë dhe pritet të fillojë edhe sot.

Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain ishin të dy ndaj Leverkusenit dhe pritet të mbajnë Paulo Dybalan jashtë skuadrës edhe një herë.

Aaron Ramsey shpreson të zëvendësojë Federico Bernardeschin në rolin pas dy sulmuesve, ndërsa Adrien Rabiot dhe Emre Can janë në konkurrencë për të zëvendësuar Sami Khedira nëse veteranit i duhet pushim.

Fakte

Interi ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.

Interi ka mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi në Serie A.

Juventusi ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.

Inter - Juventus, formacionet e mundshme në derbin e Italisë
Lexo po ashtu Inter - Juventus, formacionet e mundshme në derbin e Italisë

Interi ka pasur nën tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Juventusit në të gjitha garat.

Juventusi është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Interit në të gjitha garat.

Juventusi ka shënuar të paktën dy gola në tri ndeshjet e fundit në Serie A.

Analizë

Interi ka një rekord prej 100 për qind në Serie A këtë sezon pas gjashtë ndeshjeve, por që do të vihet seriozisht në provë sot kur ata mirëpresin kampionin aktual, Juventusin.

Juventus është dy pikë mbrapa Interit aktualisht, pasi barazoi me Fiorentinën në ndeshjen e javës së tretë.

Edhe kur Interi nuk ka qenë një forcë e fuqishme në vitet e fundit, këto ndeshje kanë qenë gjithmonë konkurruese.

Juventusi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit të ligës midis dy skuadrave, megjithëse tre fitoret e tyre kanë qenë me diferenca prej një goli.

Parashikimi: Inter 1-1 Juventus

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori